Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë me koronavirus. Kështu deklaroi kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Dhomës së Mjekëve të Kosovës.
“Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, është cituar të ketë thënë Hoti.
Sipas Hotit, kjo infrastrukturë përveç tjerash do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike si dhe krijimin e një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale.
Kujtojmë se numri në total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1,269, ndërsa 31 pacientë kanë vdekur


