• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E PAGAVE/ Ibrahimaj: Shtesat do jepen gjatë këtij muaji, si për Prillin dhe për Majin
Home
Politikë

RRITJA E PAGAVE/ Ibrahimaj: Shtesat do jepen gjatë këtij muaji, si për Prillin dhe për Majin

7 June, 2023 s.autor Politikë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, thotë se shtesat e pagave për muajin Prill dhe Maj, do të jepen gjatë këtij muaji (Qershor).

Ministrja Ibrahimaj thotë se shtyrja e aplikimit të shtesave mbi pagat është bërë me qëllim që të mos ketë gabime pasi thekson se zbardhja e vendimeve, por edhe hartimi i një udhëzimi të saktë dhe të qartë mbi mënyrën se si institucionet duhet të veprojnë për zbatimin, ka disa ndryshime se si pagat duhet të llogariten.

Pyetje: Kur do të nisë aplikimi i shtesave mbi pagat?

Delina Ibrahimaj: Janë mbi 200 institucione publike në nivel qëndror që përfitojnë nga rritja e pagave dhe zbardhja e vendimeve, por edhe hartimi i një udhëzimi të saktë dhe të qartë mbi mënyrën se si institucionet duhet të veprojnë për zbatimin, ka disa ndryshime se si pagat duhet të llogariten. Ne vendosëm që të jepeshin pagat siç kishin qenë në të kaluarën dhe të merrnim pak kohë me qëllim që të mos bëheshin gabime.

Udhëzimi është në prag të finalizimit. Në udhëzim, është i parashikuar dhe mënyra se si këto shtesa mbi pagë do të aplikohen në mënyrë që të mos aplikohet të gjitha në pagën e një muaji dhe të tatohen të gjithë punëmarrësit me një vlerë më të madhe, por t’i shpërndahet shtesa mbi pagë për muajin specifik pa ndërhyrë në list-pagesa e pa shkakuar gjoba.

Zbatimi i kësaj reforme dhe i vendimeve që e shoqërojnë këto reformë, ka një procedurë që nuk është e thjeshtë. Nuk ka asnjë ndryshim në koeficentët që ishin përcaktuar për rritjen e pagave dhe për shkallëzimin e kur do të hyjë në fuqi rritja e plotë e pagës. Pagat do të rriten me 2 shkallë, ku shkalla e parë do të aplikohet gjatë këtij muaji, pra shtesat do të jepen gjatë këtij muaji, si për muajin Prill dhe për muajin Maj, ndërsa shkalla e dytë e rritjes do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKT "GALAKTIKËSH"/ Kane-Bellingham, Reali fiksohet pas anglezëve. Perez shënjestron edhe yllin e Chelsea
Previous article PËRNDOQI DHE KANOSI ME JETË NJË VAJZË/ Kapet Mariglen Topuzi, anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT