• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E INFEKTIMEVE/ Bino: Shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar
Home
Sociale

RRITJA E INFEKTIMEVE/ Bino: Shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

13 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me COVID 19 i përkasin moshave të reja dhe kategorisë mbi 70 vjeç që janë të pavaksinuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Drejtuesja e Departamentt të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se rritja e rasteve sidomos në dy javët e fundit është shqetësuese. Ndërsa bën thirrje për zbatimin e rregullave anti Covid, si nga popullata ashtu dhe institucionet, zonja Bino shprehet se sipas saj, do të duhej që të parashikohen mekanizma detyruesë për kryerjen e vaksinës. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 379 raste dhe 1 humbje jete

Përhapja e Koronavirusit ka shënuar një kthesë të fortë negative në këto ditë të muajit gusht, me një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Të dhënat e deritanishme tregojnë për një numër më të lartë se totali i të prekurve në tre muajt pararendës, Maj-Qershor dhe Korrik, të marrë së bashku.

Autoritetet shëndetësore janë të mendimit se shkak është qarkullimi i dendur i variantit Delta “për vetë faktin se si rastet janë transmetuar, por dhe gjithashtu nga disa të dhëna sugjeruese laboratorike, për vetë faktin se ne nuk bëjmë sekuencimin gjenetik në vendin tonë. Ne vazhdojmë të çojmë mostra dhe nga të dhënat që kemi, pjesa më e madhe janë Delta”, shpjegon drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Varianti Delta u konfirmua në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit Korrik, nga mostra të cilat ishin mbedhur që nga Qershori.

 

 

Pavarësisht rritjes së shpejtë të rasteve, autoritetet nuk duket se mund t’i rikthehen së afërmi ashpërsimit të masave kufizuese, sepse “është akoma herët të flasim nëse kemi të bëjmë me një transmetim të gjerë komunitar. Fakti është që e kemi vënë re në disa qyetete të mëdha të përqëndruar por situata do të monitorohet hap pas hapi, për të gjitha llojet e masave kufizuese”, thotë zonja Bino.

Nga të infektuarit rishtazi, vetëm një pjesë e vogël rezulton të ketë kryer vaksinimin. “Vetëm 2-3 në përqind janë raste që janë vaksinuar me dy doza dhe vetëm 10 përqind me një dozë. Gjë që tregon qartë se ne kemi një epidemi të pavaksinuarish dhe që vaksinat janë efektive në jetën reale në Shqipëri”, tregon zonja Bino.

Kategoritë më të prekura janë moshat nga 25-34 që nuk janë vaksinuar ose nuk preferojnë të vaksinohen, si dhe ata mbi 70 vjeç që nuk duan të vaksinohen, pavarësisht se siç shpjegon zonja Bino po ju bëhet apel dhe janë në moshat prioritare për t’u vaksinuar.

Që prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për vaksinimin, ndaj të gjthë moshave mbi 18 vjeç. Deri më tani 20 përqind e popullatës ka marrë të dyja dozat, dhe një 5 përqindësh tjetër vetëm njërën dozë. Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëitura. Megjithatë zonja Bino është e mendimit se “të gjithë fushatat e promovimit dhe ndërgjegjësimit, ezaurohen në një moment të caktuar dhe patjetër duhet të ketë mekanizma detyrues. Unë mendoj se dhe ne duhet të kemi mekanizma detyruesë brenda vendit, në mënyrë që numri i vaksinimeve të rritet dhe njerëzit të bëhen më të ndërgjegjshëm”

Nga ana tjetër ka një shkujdesje të plotë ndaj rregullave anti Covid. Ndonëse një akt normativ i qeverisë parashikon detyrimin e mbajtjes së maskave në mjediset e mbyllura, kjo masë nuk zbatohet thuajse askund. “Organet ligjzbatuese, qoftë policia apo inspektoratet. të ndjekin në mënyrë rigoroze, zbatimin e ligjit në mënyrë korrekte”, thekson zonja Bino.

Sipas saj, respektimi i rregullave të brendshëm është thelbësor, dhe ajo nuk e sheh problematike zgjedhjen për të mos patur kontrolle në kufi për ata që hyjnë në vend, ku pjesë më e madhe janë nga Kosova e Maqedonia, dy vendet të cilat po përjetojnë një përkeqësim të shpejtë të gjendjes. “Shumë vende ndoqën politika drastike, edhe Tajlanda, apo Kina, që kanë një numër shumë të lartë rastesh. Pra është shuëm e vështirë të mbash këtë lloj virusi jashtë kufijve, me masa drastike kufitare”, shprehet zonja Bino.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria numëron gati 135 mijë të prekur nga Koronavirusi. Por një studim i kryer nga Insituti I shëndetit publik, tregon se në grupet e rriskut, si personeli shëndetësor është vënë re rritje e antitrupave në 60-70 përqind të kampionëve. ndërsa në popullatë në 40-50 përqind të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TIRANË/ Kamioni përplas motorin, plagoset 20-vjeçari. Dërgohet në spital
Previous article "OPEN BALKAN"/ Ali Ahmeti: Nisma nuk është ripushtim për Kosovën, çfarë është e dobishme të pranohet...

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT