• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E ÇMIMEVE/ Soreca: Të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla, BE do ju mbështesë…
Home
Politikë

RRITJA E ÇMIMEVE/ Soreca: Të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla, BE do ju mbështesë…

19 March, 2022 s.autor Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka folur nga Erseka për situatën e krijuar në Shqipëri si pasojë e rritjes së çmimeve. Ai deklaroi se është i vetëdijshëm për shqetësimin e qytetarëve duke shtuar se është shumë e rëndësishme të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla.

Ai shtoi se kjo vjen për shkak të luftës por jo për shkak të sanksioneve që janë vendosur. Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë për ta ndihmuar ashtu si ka bërë edhe gjatë krizave që ka kaluar 4 vitet e fundit.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e Shqiptarëve për rritjen e çmimeve të shportës dhe karburantit është shumë e rëndësishme të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla por siç e thatë edhe ju vjen për shkak të luftës dhe jo sanksioneve që janë vendosur, BE do vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë për ta ndihmuar atë ashtu siç ka bërë edhe gjatë dy krizave që ka kaluar Shqipëria gjatë 4 viteve të fundit siç ishte tërmeti apo pandemia.

Ju ndoshta e dini që 250 milion euro i ka dhënë BE Shqipërisë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit për pandeminë. Në rast se lufta do të vazhdojë gjithashtu BE do të vijojë me asistencën e tij”, u shpreh ai.

Soreca u shpreh se është besimplotë se po largohet nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave në muajin qershor.

“Kur arrita në Shqipëri dhe kur fillova punën time ndoshta e mbani mend që ishte e nevojshme që Shqipëria të përmbushte disa kritere, kërkesa që kishin të bënin me sundimin e ligjit, me luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria bëri përparimet e duhura në këtë fushë dhe për këtë arsye në 24 Mars të 2020 Këshilli Europian mori vendimin e duhur për Shqipërinë, pra që ishte vendimi për ketë çështje dhe për të gjithë procesin e çeljes së negociatave dhe natyrisht që Shqipëria të bëhej shtet anëtar.

Vitin e shkuar në qershor ishte sërish Këshilli Europian që vendosi që Shqipëria kishte bërë të gjitha hapat e duhur dhe të gjitha këto që nuk kishin ndodhur në vitin 2018. Ishte pikërisht vizita e përfaqësuesit të lartë të BE dhe gjatë asaj vizite ai theksoi faktin ishte shumë e rëndësishme çelja e negociatave me Shqipërinë, i gjithë rajoni është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë dhe kjo për arsye të kërcënimit që na vjen nga gjithçka që ka ndodhur në Ukrainë.

Unë jam besimplotë që po largohem nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave mundësisht në qershor. Reforma në drejtësi ka pasur progres në një mënyrë të atillë sa tashmë ne flasim për konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. Unë e njoh gjyqësorin, kjo dhe për shkak të punës sime të mëparshme dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Gjërat po ecin kemi institucione të drejtësisë, puna tashmë po bëhet procesi i vetingut do vazhdojë dhe vetëm 2 ditë më parë kemi pasur emërimin e gjyqtarit tjetër në gjykatën kushtetuese. Gjërat po ecin, nuk janë si më parë’, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zyrtari ukrainas: 127 sabotatorë rusë të arrestuar në Kiev, përfshirë 14 grupe infiltrimi
Previous article MBETI I BLLOKUAR NË MINIERË/ Zbulohet identiteti i minatorit që humbi jetën

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT