• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E ÇMIMEVE/ Luljeta Bozo: Shqiptarët të solidarizohen me krizën, se sytë në ballë i kanë, ja sa do rriten pensionet
Home
Politikë

RRITJA E ÇMIMEVE/ Luljeta Bozo: Shqiptarët të solidarizohen me krizën, se sytë në ballë i kanë, ja sa do rriten pensionet

29 March, 2022 s.autor Politikë

Në një kohë kur qytetarët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve, deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo u kërkon atyre që të solidarizohen me krizën ekonomike se sytë në ballë i kanë për të kuptuar situatën e jashtëzakonshme. “Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë… ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”, u shpreh ajo.luljeta bozo1

Sa i përket shtesës prej 3.000 lekësh të pensionit, Bozo thotë se ajo është llogaritur si subvencion për përballimin e rritjes së çmimeve për produktet e shportës. Sipas saj, tani që për pagat nën 40.000 lekë janë hequr tatimet, në vitet në vijim do të rriten sigurimet dhe për pasojë dhe pensionet.

“3.000 është shtesa që merr një pensionist që merr sa gjysma e rrogës minimale, (32000 lekë nga 1 prilli). Është llogaritur sa është rritur inflacioni, aq do të kompensohen të gjitha pensionet. Do të indeksohen, dhe kjo është ndihmë. Duhet të jemi shumë objektiv që të gjithë që të sinjalizojmë atje ku duhet kur shikojmë që nuk ecën një gjë. Duhet të dini që pensionet nuk dalin nga puna që kanë bërë njerëzit. Njerëzit që kanë punuar para 30-40 vitesh kanë paguar sigurime, janë prishur raportet. Tani do të fillojë pak nga pak, vit pas viti, meqë u hoqën tatimet për rrogën nën 40.000 lekë, do të kenë mundësi të grumbullohen më shumë sigurime, më shumë para dhe gradualisht do të ngrihet dhe pensioni se s’ka si të rritet ndryshe”, tha ajo për Top Channel.

Bozo tha gjithashtu se shërbimet për qeveritarët janë reduktuar, megjithatë shërbime të tilla luksi si përdorimi i makinës me shoferë personalë në një kohë krize, duhen mos pasur në konsideratë.

“Janë ulur në maksimumin e mundshëm. Shpenzimet për shërbimet ndaj qeveritarëve janë ulur në minimumin e mundshëm. Këto gjëra nuk zënë kaq shumë peshë, edhe pse nuk e diskutoj që duhen pasur në konsideratë”, theksoi ajo.

Në fund, deputetja më e vjetër aktualisht në parlamentin shqiptar iu përgjigj nëse është penduar “që ka kandiduar për pozicionin e deputetes”: Hë për hë jo njëherë, është një punë e një natyre krejt tjetër. Unë mendoj që atë që kam duhet ta jap dhe mundohem ta jap në maksimum. Por të ngrihem dhe të flas, nuk e kam në natyrë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCENERATORËT/ Kryemadhi: Paratë e ardhura nga Malta në Portin e Durrësit blenë votat në 25 prill...
Previous article NË PRITJE TË ËMBËL/ Modelja e njohur zbulon gjininë e bebes

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT