• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E ÇMIMEVE/ Ahmetaj: Nëse vazhdon lufta, mund të ketë paketë të dytë
Home
Politikë

RRITJA E ÇMIMEVE/ Ahmetaj: Nëse vazhdon lufta, mund të ketë paketë të dytë

17 March, 2022 s.autor Politikë

Nëse lufta vazhdon dhe rritja e çmimeve në vendin tonë thellohet, zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga salla e Kuvendit ka deklaruar se qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale. Ahmetaj ka nënvizuar se 3 momentet më të vështira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë.

“Një qeveri e dikurshme ka vrarë qytetarë në protesta. Qeveria e sotme në mandatin e parë që në momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudo armët kimike. Cila ishte dhe është përgjigjia e qeverisë 3 ose 4 vitet e fundit. Kujtoj 3 momentet e vështira që po kalojmë. Tërmetin. Ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria do përgjigjej. Ja ku jemi sot, të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia! E mbani mend. Pjesa tjetër lufta. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati i madh që jemi këtu ku jemi dhe jemi vend i NATOS. Por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me të gjitha ato që ka ndodhur me ekonomitë. Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe s’ka pasur taksa qarkullimi. Përgjigjur ditë tjetër se sot s’ke kohë. Ku i çuar ato para ua çuat oligarkëve”.

A është paketa e duhur? Ahmetaj deklaroi se qeveria po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike. Teksa tha se Kaskada është mirëmenaxhuar, shtoi se duhet të blihet energji pasi nuk ka rënë shi.

“Po e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Ti the e keni parashikuar në buxhet. Po more në buxhet e kemi parashikuar sepse është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Kaskada e super menaxhuar por kemi nevojë të blejmë, sepse s’jemi profetë që sjellim shiun. Kjo është paketa më e madhe a e dini ça do të thotë kjo. Do vazhdojmë nëse do ketë nevojë. Vetëm energjia ka vend për të bërë këtë që bën qeveria shqiptare. Ça po bën bordi i administrimit të naftës. Po bën transparancë. Paketa është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa.Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministri, për ça? Pse u drejtohet qytetarëve me modesti, duke thënë se është vendi i vetëm që proteston”.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Ahmetaj tha se qeveria Rama ka rekorde shumë të mira, referuar këtu pandemisë dhe tërmetit.

“Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIZGJIMI I GJIGANTIT TË EUROPËS/ Fakte dhe shifra: Çfarë na pret tani
Previous article ARRESTIMI I ELSA LILËS/ Reagon Rezarta Shkurt: E kam dashur që kur isha fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT