• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITET NUMRI I TË PREKURVE ME COVID-19 NË BERAT/ Të infektuar fëmijë, mësues dhe edukatorë, mbyllen disa klasa
Home
Sociale

RRITET NUMRI I TË PREKURVE ME COVID-19 NË BERAT/ Të infektuar fëmijë, mësues dhe edukatorë, mbyllen disa klasa

17 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Berati është kthyer prej disa muajsh në një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19 në vend. Burime nga ISHP-ja Berat konfirmojnë se rastet e infektimeve kanë ardhur duke u shtuar nga java në javë dhe më të prekurit nga ky virus mbeten fëmijët e kopshteve e shkollave të qytetit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se vetëm në 48-orët e fundit kanë rezultuar “pozitivë” 18 nxënës të disa shkollave 9-vjeçare e të mesme si dhe 6 mësues, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme janë testuar edhe 64 nxënës të tjerë. Të prekur nga virusi SarsCov2 janë edhe 12 fëmijë në 4 kopshte në qytetin e Beratit si dhe 4 edukatore.

Mësohet se në të gjitha kopshtet e shkollat ku janë konstatuar rastet e të infektuarve janë dezinfektuar ambientet dhe janë mbyllur disa klasa. Infektimet janë shoqëruar edhe me humbje jete tek të miturit por edhe tek të rriturit, mes të cilëve edhe drejtori i njërit prej gjimnazeve më me emër në Berat, që ka edhe numrin më të lartë të nxënësve të infektuar.

Mjekët infeksionistë në ISHP-në Berat pohojnë se të infektuarit janë raste kontakti mes të infektuarve në kopshte e shkolla si dhe kontakte familjare. Sipas mjekëve, ky zinxhir në rritje infektimesh mund të ndërpritet vetëm nëpërmjet vaksinimit pasi-siç edhe pohojnë vetë ata-rastet e të infektuarve me Covid-19 janë të gjithë persona të pavaksinuar.

Mos respektimi i masave anti Covid e ka nxjerrë Beratin një nga qytetet më të ekspozuar dhe me rastet më të larta të të infektuarve me virusin vdekjeprurës Covid-19 si dhe me numrin më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me popullsinë.

Ndërkohë që nga dita në ditë është duke u rritur edhe numri i testimeve, aktualisht në Berat numri i rasteve aktive ka arritur ne 168.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ A po kërkojnë deputetët europianë të ‘ndalojnë’ Krishtlindjet?
Previous article PA VETTING DHE PASURI TË ÇMENDUR/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë Statutin e Berishës. Nga pallati tek 2 milionë USD të gruas

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT