• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ A po kërkojnë deputetët europianë të ‘ndalojnë’ Krishtlindjet?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ A po kërkojnë deputetët europianë të ‘ndalojnë’ Krishtlindjet?

17 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti Europian vazhdoi diskutimet këtë të enjte rreth dokumentit që ndezi gjakrat pak ditë më parë – a po kërkojnë vërtetë deputetët europianë të ndalojnë Krishtlindjet?

Debati i sotshëm u kërkua nga partia e qendrës së djathtë e drejtuar nga Manfred Weber.

“Liria e besimit, apo e mosbesimit, është një e drejtë themelore që ne të gjithë kemi mundësi ta shijojmë… Unë jam Katolik dhe unë besoj se Zoti na shoqëron dhe udhëzon të gjithëve gjatë jetës dhe besoj gjithashtu se ka jetë pas vdekjes…

Unë kam të drejtë t’i mbajë këto besime dhe të flas për to. Kjo nuk do të thotë që unë po përpiqem t’ju bind. Besimi është një fakt jetësor dhe njerëz të caktuar po mundohen ta largojnë atë nga jeta publike,” – tha Weber.

Gjithçka nisi nga një projekt draft i propozuar nga Komisionerja Europiane për Barazinë, Helena Dalli, e cila u akuzua sidomos nga të djathtët se po përpiqej të ‘ndalonte Krishtlindjet’.

Argumenti i saj ishte i bazuar tek ‘gjuha gjithëpërfshirëse’ dhe nisur nga kjo, ajo dhe deputetë të tjerë të majtë, propozuan se për shkak të nuancave fetare të kësaj feste,  urimet shoqëruese si ‘Merry Christmas’ apo ‘Gëzuar Krishtlindjet’, sidomos kur ato bëhen në komunikime zyrtare, duhej të ndaloheshin pasi ato nuk përfaqësonin një Europë gjithëpërfshirëse të përbërë nga vlera dhe kultura të ndryshme.

Sigurisht kjo tërhoqi një vëmendje të paprecedentë, sidomos nga politikanë të qendrës dhe të djathtës europiane.

Duket se shqetësimi kryesor i deputetëve të majtë janë grupimet jo fetare në Europë, të cilat janë shprehur shpesh kundër vlerave të krishtera, përfshi këtu qëndrimet e tyre rreth komunitetit LGBT apo edhe abortit. Kjo u duk qartë në replikën e bërë sot nga deputetja socialiste Heléne Fritzon, e cila i quajti kritikat e Komisionit të pabaza.

“Ne si socialistë besojmë tek një BE që promovon barazinë e të gjithë gjinive dhe grupeve. Gjuha mund të ndikojë në botën tonë dhe përdorimi i një gjuhe që promovon barazi dhe gjithë-përfshirje ka të bëjë në thelb, me komunikimin e barabartë me të gjithë qytetarët tanë.

Institucionet tona punojnë kundër stereotipeve dhe paragjykimeve, duke garantuar që të gjithë qytetarët të ndjehen të pranuar dhe të respektuar. Ne nuk i pranojmë forcat prapanike të cilat abuzojnë me të drejtat themelore të njeriut, apo të cilat i refuzojnë grave të drejtën për të vendosur vetë për trupin e tyre.”

Në vazhdim, sipas deputetes së Partisë së Gjelbër, Alice Kuhnke, çështja është shumë e thjesht dhe po ekzagjerohet pa të drejtë.

“Ne kemi kaq shumë sfida para nesh dhe ju vendosni të bëni qimen tra (…) duhet ‘t’ju vij turp nga vetja,” – tha ajo.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti i qendrës, Dacian Cioloş, i cili tha se Komisioni duhet të përqendrohej tek problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet Europa si pandemia, çmimi i gazit apo lufta jashtë kufijve të BE.

“Le të mos t’i japim ekstremistëve arsye duke i hedhur benzinë zjarrit. Nuk më duhet leja e Komisionit për t’i uruar dikujt Gëzuar Krishtlindjet ose jo, pasi pikërisht kjo i largon njerëzit nga Europa.” – tha ai.

Seanca e djeshme në Strasburg ndezi debate dhe shkaktojë një ‘luftë’ të vërtetë ideologjike dhe kulturore rreth vlerave europiane. Shumë mendojnë se këto diskutime u ndezën më tepër nga e djathta ekstreme e cila duket se e ka përdorur këtë episod në favor të saj, duke e kthyer në një ‘bombë të vërtetë publicistike’.

Shumë kritikë në fakt po e barazojnë këtë reagim të të djathtëve, me një ‘thashethem të rëndomtë’ pasi ata nuk mendojnë se ky draft kërkonte vërtet të sulmonte apo ‘ndalonte Krishtlindjet’.

Pas polemikave të shumta, Komisioni Europian i drejtuar nga një president i qendrës së djathtë, e refuzoi këtë kërkesë dhe duket sikur për momentin, debati i kësaj jave mund jetë mbyllur.

Sidoqoftë, ndasitë kulturore dhe ideologjike në Europë sidomos mes të djathtëve dhe të majtëve, do të vazhdojnë të bluhen në heshtje – deri në një moment të dytë, kur ato do të behën sërish pjesë e titujve kryesorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSDEKLARIM I TË HOLLAVE/ Sekuestrohen 127 mijë euro në tre pika kufitare, procedohen dy rumunë dhe shqiptari
Previous article RRITET NUMRI I TË PREKURVE ME COVID-19 NË BERAT/ Të infektuar fëmijë, mësues dhe edukatorë, mbyllen disa klasa

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT