• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN TENSIONET/ Sekretari amerikan i Shtetit Blinken: Kina po vepron gjithnjë e më agresivisht
Home
Nderkombetare

RRITEN TENSIONET/ Sekretari amerikan i Shtetit Blinken: Kina po vepron gjithnjë e më agresivisht

3 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Kina po vepron gjithnjë e më agresivisht jashtë vendit, ndërsa brenda është bërë edhe më shtypëse.

Në një intervistë për CBS News, Blinken tha se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar, që bazohet në rregulla.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë së koronavirusit.

I pyetur se çfarë konsideron si qëllim afatgjatë të Pekinit, Blinken tha:

“Mendoj se me kalimin e kohës, Kina beson se mund të jetë, duhet të jetë dhe do të jetë vend dominues në botë”.

Por, konfrontimi ushtarak “është thellësisht kundër interesave të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi Blinken.

Ai tha se qëllim i SHBA-së nuk është ta frenojë Kinën, por të ruajë rendin e bazuar në rregulla, të cilin “Kina po e sfidon”.

Kina, mes tjerash, është akuzuar edhe për rritje të tensioneve me Tajvanin dhe abuzim të pakicës myslimane ujgure.

Blinken nuk e quajti Kinën armike, edhe pse SHBA-ja e ka akuzuar Pekinin më herët për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe të pronës intelektuale.

Kryediplomati amerikan ndodhet në Londër për takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës – grupit të vendeve më të industrializuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Thellohet kriza epidemiologjike në Indi
Previous article "NE E ÇUAM BIN LADENIN NË PORTAT E FERRIT"/ Presidenti Biden: Prania e Al Kaidës në Afganistan është degraduar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT