• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN TENSIONET! Patrullat detare turke dhe greke përplasen në ujërat e Egjeut
Home
Nderkombetare

RRITEN TENSIONET! Patrullat detare turke dhe greke përplasen në ujërat e Egjeut

7 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ekuipazhi i një anijeje të rojës bregdetare greke qëlloi të shtëna paralajmërimi ndaj një mjeti të rojës bregdetare turke, që po përpiqej ta pengonte teksa lundronte në lindje të detit Egje.

Lajmin e konfirmuan autoritetet në Athinë. Sipas një komunikate për shtyp, ekuipazhi qëlloi në ajër në një zonë të sigurt dhe mjeti turk u largua drejt brigjeve të Turqisë.

Në komunikatë nuk flitet për lëndime në njerëz apo dëme materiale gjatë incidentit, i verifikuar në juglindje të ishullit grek Farmakonisi, 1.5 milje detare brenda ujërave territoriale helene.

dërkohë, autoritetet turke dhanë një version tjetër të ngjarjes. Sipas Ankarasë zyrtare, pala greke kishte bezdisur disa varka turke që po peshkonin në brigjet e lokalitetit të Didimit.

E ndodhur në këtë situatë, roja bregdetare turke angazhoi një nga patrullat e saj, e cila reagoi ndaj të shtënave duke qëlluar gjithashtu në ajër.

Për pasojë, mjeti lundrues grek u detyrua të largohej nga rajoni, duke u mundësuar varkave të peshkimit të vijonin të qeta aktivitetet e tyre.

Nga ana e saj, qeveria helene pretendon se varkat në fjalë po vepronin në ujërat territoriale helene, ndaj dhe roja bregdetare kishte ndërhyrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI I RËNDËSISHËM PËR MATURANTËT/ Tre mijë pyetje për t’u pranuar në mjekësi
Previous article I DËNUAR ME 25 VITE BURG/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari turk. Ja për çfarë akuzohet

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT