• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN TENSIONET/ NATO akuzon Rusinë: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës
Home
Nderkombetare

RRITEN TENSIONET/ NATO akuzon Rusinë: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

17 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

NATO-ja e akuzon Rusinë se po rrit tensionet, duke i cilësuar si “veprim i pajustifikueshëm” planet e Moskës për të kufizuar kalimet përmes Ngushticës së Kerçit në Detin e Zi. Në një deklaratë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se kufizimet duket se janë pjesë e një “tendence më të gjerë për destabilizim”.

“Militarizimi në Krime, Detin e Zi dhe Detin Azov që vazhdon nga ana e rusëve, përbën kërcënim të vazhdueshëm për pavarësinë e Ukrainës dhe minon stabilitetin në rajon,” tha zonja Lungescu. “I bëjmë thirrje Rusisë të garantojë qasje të papenguar në portet ukrainase në Detin Azov dhe të lejojë lundrim të lirë”.

NATO-ja, së bashku me SHBA dhe aleatë të tjerë perëndimorë, i kanë bërë thirrje Rusisë të zbusë tensionet në rajon, pasi Perëndimi ngriti shqetësime se Kremlini po dërgon përforcime e pajisje ushtarake shtesë në Krime.

Komandanti kryesor i forcave amerikane në Evropë, Gjenerali Tod Wolters, tha të enjten se ka “rrezik të ulët deri të mesëm” se Rusia do të ndërmarrë një lloj operacioni ushtarak ndaj Ukrainës në 1-2 javët e ardhshme.

Ministria e jashtme e Ukrainës shprehu shqetësim të enjten lidhur me përpjekjet e Moskës për të mbyllur qasjen në Detin e Zi përmes Ngushticës së Kerçit. Kievi i akuzon anijet ruse se po përpiqen të mos lejojnë kalimin e anijeve ukrainase në Detin Azov.

Agjencia ruse e lajmeve RIA njoftoi të premten se Moska ka në plan të pezullojë kalimet në Detin e Zi të anijeve të huaja dhe “anijeve të tjera shtetërore” duke filluar nga java e ardhshme dhe se kufizimet do të mbeten në fuqi për afro gjashtë muaj.

Duke cituar një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, RIA tha se kufizimet nuk prekin Ngushticën e Kerçit, një pikë kritike tranziti për tregtinë rajonale./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALA E FSHEHTË E PANDEMISË/ Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga Covid-i
Previous article "100 DITË, 100 ARRITJE"/ Rama: 20 milionë pemë të reja të mbjella në të gjithë territorin e Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT