• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN TENSIONET/ A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast se pushtohet nga Rusia? Stoltenberg zbulon vendimin
Home
Nderkombetare

RRITEN TENSIONET/ A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast se pushtohet nga Rusia? Stoltenberg zbulon vendimin

30 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet.

“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC më 30 janar.

“Ka dallim në mes një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”.

Komentet e Stoltenbergut kanë ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit të Ukrainës, çka ka rritur shqetësimet për pushtim.

Kremlini, i cili ka mohuar planet për pushtim sikurse më 2014 kur ka marrë kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka insistuar në negociatat e fundit me Uashingtonin dhe NATO-n për disa garanci që Ukraina dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik të mos anëtarësohen në aleancën e Perëndimit.

Ukraina synon anëtarësimin në NATO por ende nuk ka plan veprimi për anëtarësim, çka do t’i prezantonte kushtet për t’u bërë pjesë e saj.

NATO-ja ka thënë se politika e saj “për dyer të hapura” nuk negociohet dhe Uashingtoni ka theksuar se shtetet sovrane kanë të drejtë të vendosin vet për aleancat e tyre ushtarake.

Pas përgjigjes së SHBA-së ndaj kërkesave të Moskës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez, Emmanuel Macron më 28 janar se i është dukur se Perëndimi i ka “injoruar” shqetësimet e Moskës për siguri.

NATO-ja ka thënë se është e përgatitur për të rritur prezencën në vendet anëtare të Evropës Lindore nëse Rusia pushton Ukrainën dhe disa vende anëtare të aleancës kanë ofruar pajisje ushtarake për Kievin.

Uashingtoni ka thënë se synon zgjidhje diplomatike për krizën dhe se Rusia duhet të largojë prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se pret të takojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në javët e ardhshme për një tjetër rund negociatash, mirëpo Putini do të vendosë si të përgjigjet ndaj pozicionit amerikan për kërkesat e Moskës.

Moska ka mbështetur separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave prej vitit 2014, vitin e njëjtë kur Rusia ka aneksuar Krimenë. /Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO TË ISHTE AFRUAR ME ARJOLËN..."/ Plas debati mes Adrianës dhe Egzonës: Ti qëndrove me Donaldin
Previous article POLICIA AKSION/ Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT