• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION/ Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION/ Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

30 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike cannabis sattiva dhe për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu mes të arrestuarve është dhe një 45 vjeçar i cili akuzohet për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Gj. Z., 22 vjeç, pasi në Arbanë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sattiva;

– R. S., 34 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. B., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 58 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Komisariatit të Policisë Nr. 6”, thuhet në njoftimin e policisë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN TENSIONET/ A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast se pushtohet nga Rusia? Stoltenberg zbulon vendimin
Previous article "MUND TË KISHA NOMINUAR ILIR-DONALD-ARJOLA..."/ Arbër Sulstarova: Prisja që të dilte...

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn Aktualitet

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces Aktualitet

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT