• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN RASTET ME MENINGJIT NË KOSOVË/ Ministria thirrje qytetarëve: Kini kujdes!
Home
Rajon

RRITEN RASTET ME MENINGJIT NË KOSOVË/ Ministria thirrje qytetarëve: Kini kujdes!

16 August, 2023 s.autor Rajon

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijes, për shkak të një rritje të rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit. Në një komunikatë për media më 16 gusht, MSH-ja tha se, bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kërkohet kontroll i shtuar i ujit të pijes dhe pishinave për të parandaluar infeksionet e ndryshme.

Sipas një raporti të Shërbimit Siptalor të Klinikës Universitare të Kosovës, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajve korrik dhe gusht ka shënuar rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha MSH. “Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjentët”, theksoi MSH.

Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije, paralajmëroi ajo. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për simptomat e meningjitit, për të cilat tha se janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër.

Meningjiti mund të shfaqet menjëherë ose 3-7 ditë pas marrjes së infeksionit dhe trajtohet vetëm në spital, tha ajo. “Tek simptomat e sëmundjes përfshihen: të vjella, marramendje, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje e muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje e kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta, skuqje e lëkurës. Ndërsa tek fëmijët mund të ketë edhe simptoma si frymëmarrja e shpejtuar, irritim dhe të qara për një kohë të gjatë, humbje të përqendrimit dhe mungesë oreksi. Sapo të vëreni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku”, njoftoi MSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI NË KURBIN/ Zbardhen emrat e 6 personave që trafikonin drogë me gomone
Previous article MOS I HIDHNI KURRË FARAT E LIMONIT/ Arsyeja do ju befasojë

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT