• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITEN RASTET ME COVID NË BERAT/ 4 gjimnazistë të prekur, mbyllet klasa
Home
Sociale

RRITEN RASTET ME COVID NË BERAT/ 4 gjimnazistë të prekur, mbyllet klasa

5 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Edhe në qytetin e Beratit ka filluar prej 2-ditësh procesi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për moshat mbi 60 vjeç. Edhe pse aplikimi i kësaj doze shihet si domosdoshmëri për këto mosha për të luftuar koronavirusin, burime pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se fluksi ka qenë shumë i ulët. Sipas mjekëve të Qendrave Shëndetësore të qytetit të Beratit, moshat e treta nuk kanë treguar interes në lidhje me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat vijnë duke u rritur dhe vetëm ditët e fundit më të prekurit janë regjistruar në kopshte e shkolla. Covid-19 është shtrirë gjerësisht edhe tek fëmijët e mitur, duke prekur edhe fëmijët e moshave nga 6 muaj e deri në 5 vjeç, njëri prej të cilëve vetëm 3-vjeç gjeti vdekjen nga komplikacionet tre ditë më parë. Rastet me Covid-19 janë regjistruar në Gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar “pozitiv” 4 nxënës të së njëjtës klasë, ndërkohë që pritet tamponi i rezultateve për 22 nxënësit e tjerë të kësaj klase. Burime brenda këtij gjimnazi bëjnë me dije se nxënësit janw karantinuar në pritje të përgjigjes së rezultatit të tamponit, klasa është mbyllur dhe inspektorët e higjienës kanë kryer dezinfektimin e klasës dhe shkollës.

Qarku i Beratit ka njohur rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në muajin shtator ku të prekurit ishin më së shumti moshat e treta, ndërsa muaji tetor uli infektimet tek mosha e treta dhe shënoi rritje të të prekurve me Covid-19 tek fëmijët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELEMENTI I GJETUR NË DHËMBËT TANË/ Për herë të parë u zbulua në galaktikë 12 miliardë vite dritë larg
Previous article DYSHOHET SE RA NGA LARTËSIA/ Gjendet i vdekur në mënyrë misterioze diplomati i rëndësishëm rus në Berlin

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT