• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rriten eksportet me 18% në 5 muaj, ‘ngjallet’ industria minerare
Home
Ekonomi

Rriten eksportet me 18% në 5 muaj, ‘ngjallet’ industria minerare

19 June, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Eksportet shqiptare rritën sërish ritmet gjatë muajt maj me rreth 24 për qind më shumë se një vit më parë prej ringjalljes së shitjeve nga industria minerare.

Eksportet e grupit “minerale dhe lëndë djegëse” ishin 29 për qind më të larta  në 5-mujorin e parë të vitit. Burimet zyrtare nga Ministria e Energjetikës pohuan se eksporti i mineraleve është rritur për shkak të ngritjes së një uzine për pasurimin e bakrit në zonën e Mirditës. Kjo ka ndikuar që bakri të shitet kundrejt një vlerë më të lartë këtë vit. Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë të ditur se çmimi i kromit në tregun ndërkombëtar është rritur dukshëm këtë vit, duke sjellë fitime më të larta.

Shitjet jashtë vendit në këtë grup u nxitën edhe nga eksportet e energjisë elektrike, si pasojë e reshjeve të bollshme dhe rritjes së eksporteve të naftës nga kompania Bankers për shkak të mbylljes së ARMO-s. Burimet zyrtare nga kompania Bankers pohuan se, gjatë janar-maj 2018, kompania ka eksportuar jashtë vendit 34% më shumë sasi naftë bruto se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vetëm gjatë muajit maj, Bankers ka eksportuar 55% më shumë kundrejt majit 2017. Megjithëse në total prodhimi i naftës nga Bankers në fushën e Patos-Marinzës është reduktuar kundrejt vitit 2017, faktori kryesor që ka çuar në rritjen e sasisë së eksporteve është mbyllja e rafinerisë së Ballshit. Si pasojë i gjithë produkti është shitur jashtë vendit. Nëse 1 vit më parë, Bankers shiste gjysmën e prodhimit brenda vendit dhe gjysmën tjetër e eksportonte, në janar-maj 2018 e gjithë sasia është eksportuar.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë edhe më shumë në ndryshimin e vlerës së eksporteve është çmimi i Brent, i cili është rritur me mbi 50% kundrejt vitit 2017 (51 USD në maj 2017; 77 USD në maj 2018).

Nga ana tjetër, materialet e ndërtimit ishin grupi i dytë, i cili shënoi rritje të fortë të eksporteve me 28%, si pasojë e rritjes së shitjeve në Kosovë nga Ndërtimi i Autostradës së re- Prishtinë-Shkup, punimet e së cilës janë në kulm.

Tekstilet dhe këpucët, që janë motori i eksporteve shqiptare, kanë frenuar rritjen më tej gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të INSTAT, ato u rritën me vetëm 4.8%. Vitin e kaluar eksportet e tekstileve janë rritur me ritme dyshifrore. Të kontaktuar nga Monitor, eksportuesit pohuan se kërkesa nga partnerët është e lartë dhe ata kanë pasur rritje të kërkesave në sasi mbi 20%, por problemi është te zhvlerësimi i euros, që po sjell më pak të ardhura për ta. Për 4-mujorin, rritja e eksporteve është ngadalësuar në 10%, duke arritur në 41.1 miliardë lekë.

Ecuria e tregtisë

Në muajin maj 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me maj 2017 janë: Italia me (3,2 %), Kosova me (37,0%) dhe Spanja me (132,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me (-18,4 %), Suedia me (-0,6 %) dhe Turqia me (-4,1 %) .

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (5,9%), Spanja me (99,5%) dhe Kosova me (5,8%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina me (-26,2%), Rumania me (-3,3%) dhe Hungaria me (-11,5%).

Në muajin maj 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me maj 2017, janë: Italia me (3,0%), Kina me (9,7%) dhe Spanja me (36,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Greqia me (-2,5 %), Turqia me (-20,5%) dhe Gjermania me (-10,1%).

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (4,0%), Gjermania me (2,7%) dhe Turqia me (1,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Serbia me (-16,6%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës me (-1,3%) dhe Egjipti me (-19,1%).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbyllet pjesa e parë/ Polonia i bën "gropën" vetes, Senegali MAHNITË (VIDEO)
Previous article Rregulli i ri nga FIFA/ Vetëm Portugalia e ka kuptuar që në fillim (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT