• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËZIMI I PEMËS MBI MAKINËN ME PASAGJERË/ Shoferi: U tmerruam, kur e pashë që po binte…
Home
Sociale

RRËZIMI I PEMËS MBI MAKINËN ME PASAGJERË/ Shoferi: U tmerruam, kur e pashë që po binte…

1 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Detaje të reja janë publikuar një ditë pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku një pishë u rrëzua mbi një makinë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së hënës në vendin e quajtur Ura e Uznovës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, brenda në mjetin tip “Opel” me targa AA295NT ndodheshin burrë e grua dhe fëmija e vogël 6 vjeç.

Fatmirësisht nga rënia e pishës nuk ka pasur lëndim asnjë prej familjarëve që ndodheshin në mjetin në pronësi të Robert Harunit nga qyteti i Beratit.

Pas ngjarjes, Haruni ka treguar se bashkë me familjarët e tij ishin duke u kthyer në shtëpi.

“Ishim duke u kthyer në banesë dhe po lëviznim pranë Urës së Uznovës. Kur pashë që pisha po binte, manovrova makinën duke shkuar në anën tjetër të rrugës. Nuk kishte kohë as për frenim dhe as për t’i dhënë gaz makinës”, shprehet jashtë kamerës drejtuesi i mjetit.

Në pamjet që “BalkanWeb” publikoi pasditen e djeshme dukej pema e cila kishte mbuluar pothuajse plotësisht mjetin ku ndodheshin tre anëtarët e familjes Haruni.

Menjëherë kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses për të prerë degët e pishës, dhe për të larguar mjetin, duke normalizuar situatës, pasi qarkullimi në këtë aks u ndërpre për rreth 1 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Harrojeni "hënën e përgjakur", qielli sot dhuron spektaklin e rrallë
Previous article Efektet sezonale fillojnë të “rrëzojnë” euron, arrin nivelin më të ulët që nga mesi i qershorit

g.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT