• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËZIMI I OBJEKTEVE MISTERIOZE/ SHBA: Mund të jenë të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore
Home
Nderkombetare

RRËZIMI I OBJEKTEVE MISTERIOZE/ SHBA: Mund të jenë të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore

15 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se tre objekte fluturuese të rrëzuara nga qielli gjatë fundjavës nga ushtria amerikane janë të lidhura me spiunimin e dyshuar kinez. Objektet mund të jenë “të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore”, është shprehur zëdhënësi John Kirby.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë ende nuk kanë gjetur asnjë mbetje nga tre objektet e rrëzuara. Pekini akuzoi më herët SHBA-në për “një reagim të tepruar”. Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, i cili u rrëzuar në fillim të këtij muaji në Karolinën e Jugut, ishte përdorur për spiunazh.

Pekini thekson se ishte thjesht një objekt për monitorimin e motit që kishte ngatërruar destinacion. Në konferencën për shtyp, Kirby tha se do të jetë e vështirë të përcaktohet qëllimi ose origjina e tre objekteve të tjera që u shkatërruan mbi Alaskë, Kanada dhe Michigan derisa mbetjet të gjenden dhe të analizohen.
“Ne nuk kemi parë asnjë indikacion apo ndonjë gjë që tregon në mënyrë specifike idenë se këto tre objekte ishin pjesë e programit të spiunazhit të PRC [Republika Popullore e Kinës],” u tha gazetarëve Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Kirby-t, “këto mund të jenë balona thjesht të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore dhe për këtë arsye të mirë”. Por ai vuri në dukje se asnjë kompani, organizatë apo qeveri nuk kishte pretenduar ende asgjë për objektet. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës kritikoi reagimin amerikan.

“Shumë në SHBA kanë pyetur, ‘çfarë të mirë mund t’i sjellë SHBA-së dhe taksapaguesve të saj një veprim i tillë i kushtueshëm?”, tha Wang Wenbin të martën. Sensorët nga balonës së rrëzuar më 4 shkurt, u gjetën në Oqeani Atlantik të hënën dhe po analizohen nga FBI.

Balona kineze po gjurmohej nga inteligjenca amerikane që nga ngritja e saj nga një bazë në ishullin Hainan në bregun jugor të Kinës në fillim të këtij muaji, raportojnë mediat amerikane. Menjëherë pas ngritjes, balona u zhvendos drejt ishujve amerikanë të Guam dhe Haëaii përpara se të lëvizte në veri drejt Alaskës
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI/ Mot me diell dhe klimë relativisht e butë, temperaturat me rritje
Previous article "I RRËMBYEN BABANË..."/ Gazetarja për arrestimin e Leonard Dukës: Ishin miq me Ervis Martinaj. U njohën nga...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT