• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËZIMI I ALBINIT NGA LLUMI/ Filozofi ekstremist i majtë: Një shenjë se si do të jetë bota nesër
Home
Rajon

RRËZIMI I ALBINIT NGA LLUMI/ Filozofi ekstremist i majtë: Një shenjë se si do të jetë bota nesër

27 March, 2020 F.autor Rajon

Një nga filozofët e gjallë më të shquar të globit, slloveni, Slavoj Zhizhek, i njohur për idetë e tij ultra të majta e ka konsideruar rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit si një grusht shteti të forcave obskurantiste.

Sipas Zhizhekut qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit.

“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. politikbërjen më në fund, e mori në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, që qe  e përkushtuar për moderninzimin e vendit dhe që frymëzohej nga  një iluminizëm emancipues. 

Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi”, shprehet ai.

Pikërisht sipas Zhizhekut ndaj qeverisë së Albin Kurtit u krye një grusht-shteti parlamentar, i cili është shqetësues në dy aspekte.

E para se për të kryer atë u shfrytëzua periudha e pandemisë së koronavirusit dhe e dyta se ai u organizua nga jashtë, duke ndjekur rrugën që të çon deri në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas filozofit të njohur botërisht, ajo që ndodhi tani në Kosovë mund të jetë pamja se si do të jetë bota nesër pasi pandemia të kalojë.

“Ne pamë se si mund të përdoret politikisht epidemia e tmerrshme që po na shkatërron jetët – ajo përbën shembullin se si ata në pushtet do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. 

Është detyra jonë e shenjtë ta sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”, konkludoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KARANTINA/ Luan Rama mesazh shqiptarëve: Siç nuk më keni parë asnjëherë
Previous article ALBIONA SULO/ Çfarë të gatuajmë sot? Na e tregojnë amvisat tona nga karantina

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT