• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rreziku i përmbytjeve: Mbaron cikli për 410 rezervuare, kërkohet ndërhyrje urgjente, 27% e tyre me diga të dëmtuara
Home
Sociale

Rreziku i përmbytjeve: Mbaron cikli për 410 rezervuare, kërkohet ndërhyrje urgjente, 27% e tyre me diga të dëmtuara

1 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Përmbytjet do të rikthehen sa herë që të ketë reshje normale pasi mbi 65 për qind e rezervuarëve në vend u ka mbaruar cikli.

Ekspertët e ujit pranë qeverisë e vlerësojnë tejet të rëndë gjendjen në qindra rezervuarët, teksa shpresat për rehabilitimin e tyre shuhen për shkak të fondeve të mëdha që kërkohen në dispozicion.

Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si për sa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit. Vlerësimet janë bërë nga Këshilli i Kombëtar i Ujit në një relacion të posaçëm për Parlamentin në kuadër të miratimit të një strategjie të re për Ujitjen dhe Kullimin.

Ministria e Bujqësisë llogarit që në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione.

Drama që po krijojnë rezervuarët u shpërfaq dy herë në harkun e një viti, kur hapja e portave të shkarkimit të rezervuarëve pranë autostradës Tiranë-Durrës kanë krijuar miliona euro dëme në bizneset pranë autostradës, për cilat askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Nga ana tjetër, riparimi i infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet kërkon investime shumë të mëdha, që janë përtej mundësive të buxhetit.

Ministria e Bujqësisë raporton se 300 km argjinatura të dëmtuara kanë nevojë për riparime, me një kosto tejet të lartë, por nga ana tjetër, buxheti për to është pamjaftueshëm.

Gjithashtu investimet në veprat mbrojtëse nuk japin garanci të plotë ndaj përmbytjeve. Mungojnë studime të plota të rrjedhës së lumenjve në kushtet e reja të shfrytëzimit pa kriter dhe intensive të zhavorreve në shtretërit e tyre, ndërtimit te HEC-eve të rinj, dëmtimeve në ekosisteme etj.

Mundësia në të ardhmen e mirëmbajtjes së pamjaftueshme dhe amortizimi i shpejtë i sistemeve të ujitjes mund të bëjnë që rehabilitimi të mos japë rezultatet e pritshme.

Rehabilitimi i herëpashershëm mund të mos përballohet nga qeveria dhe kjo bën që Shqipëria të jetë më e varur nga institucionet kredituese ndërkombëtare.

Ministria e Bujqësisë thotë me fuqizimin e parkut te makinerisë së rëndë për Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit dhe Bashkite, ritmi i largimit të dherave prej 5-6 milion m3/vit është plotësisht i mundshëm dhe brenda një periudhe 3 vjeçare i gjithë sistemi të jetë i pastruar nga depozitimet ndër vite, pas së cilit duhet të vijohet me ritmin normal.

Kjo do të kërkonte edhe alokimin e shpenzimeve operative të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të largimit të aluvioneve.

Riorganizimi i tyre në 4 borde rajonale kullimi bazohet në funksionet dhe detyrat kryesore, të lidhura me përdorimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kryesore të kullimit, hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, 22 kanaleve kryesore të skemave të mëdha ujitëse, 7 rezervuarëve të mëdhenj që u shërbejnë më tepër se një bashkie dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytjet. Ndërsa gjithë infrastuktura tjetër e ujitjes dhe kullimit i’u është transferuar në pronësi bashkive së bashku me përgjegjësinë e administrimit të saj.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Rrezikohen basenet e Semanit dhe Shkumbinit. Vjosa në alarm!
Previous article Iris Luarasi në një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe jo vetëm

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares Aktualitet

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

DOSJA "REVANSHI"/ Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit Aktualitet

DOSJA "REVANSHI"/ Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT