• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Iris Luarasi në një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe jo vetëm
Home
Showbiz

Iris Luarasi në një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe jo vetëm

1 December, 2017 k.autor Lifestyle, Showbiz

Sa herë e keni ndeshur Iris Luarasin në debatet televizive, me siguri keni menduar se është një prej personazheve më të dashur të publikut.

Është gjithmonë kënaqësi, sidomos për gjininë femërore, të dëgjojë një zë të fortë jo vetëm në mbrojtje të sistemit arsimor, por edhe një zë në mbrojtje të gruas.

Sa herë është Irisi në një debat televiziv, vështirë të përballesh dhe të fitosh në fund fare. Por sot, në “Rudina” Irisi nuk ishte për të debatuar, as për të folur për të tjerët. Nuk është edhe aq komod ky pozicioni, por është gjithmonë kënaqësi, rrëfen Irisi për “Rudina”.

Përveç shumë angazhimeve në jetën akademike, në gazetari dhe me shoqatat në mbështetje të grave, Irisi ka edhe një familje të bukur. Nënë e dy fëmijëve të rritur tashmë, Irisi rrëfen edhe për familjen e saj dhe dobësitë e secilit. Noa, djali i madh i gazetares, në janar mbush 14 vjeç, ndërsa Ashli është 10 vjeç.

Të dy janë fëmijë të mbarë që i falin shumë kënaqësi. E gjithë familja, rrëfen Irisi, shijon pa fund udhëtimet bashkë. Është ndoshta ajo periudhë në të cilën Irisi është në çdo orë e përkushtuar për familjen, pa menduar për gjërat e tjera, për angazhimet dhe punët që i duhet të bëjë.

Në fillim, kur Irisi ishte shtatzënë me Noan, shumë pak muaj pas martesës, 14 vjet më parë, pati një lloj trembjeje: “Çfarë tmerri thashë, ne sapo jemi martuar, nuk patëm kohë të mendonim dhe të jetonim si çift pa angazhime, por kjo ndjesi zgjati vetëm javën e parë, sepse nuk ishte asnjë problem edhe pas lindjes në Noas: “Nuk ishte asnjë lloj problemi, gjëra që do bënim të dy, i bënim të tre.

Unë Noan e kam pasur në gji 11 muaj. Mesatarisht, 2-3 herë në muaj ne udhëtonim të tre dhe ishte një fëmijë i qetë, i butë. Unë thoja ky nuk ka zgjidhje tjetër, sepse e vetmja shtrigë në familje jam unë…”, – tregon Irisi me të qeshur. Dhe pak vite më vonë, erdhi në jetë edhe Ashli. Ashtu si edhe me Noan, edhe me Ashlin Irisi bëri të njëjtën gjë. E aftë për të menaxhuar çdo situatë e të papritur gjithmonë, edhe në familje ia ka dalë po aq mirë sa edhe në gazetari e në çështjet e mbrojtjes së grave. Disa prej momenteve më të bukura me fëmijët, Irisi i ka ndarë edhe me publikun e “Pasdite”, ku, siç thotë ajo, sa herë është e ftuar, merr vëmendjen maksimale./Revista Class/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rreziku i përmbytjeve: Mbaron cikli për 410 rezervuare, kërkohet ndërhyrje urgjente, 27% e tyre me diga të dëmtuara
Previous article EMOCIONUESE/ Aktori i famshëm kujton humbjen e mikut të tij më të mirë

k.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT