• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RREZIKU I RIINFEKTIMIT ËSHTË I ULËT”/ Epidemiologu Alimehmeti: Studimet tregojnë se imuniteti i antitrupave zgjat…
Home
Sociale

“RREZIKU I RIINFEKTIMIT ËSHTË I ULËT”/ Epidemiologu Alimehmeti: Studimet tregojnë se imuniteti i antitrupave zgjat…

19 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjithë personat që e kanë kaluar COVID-19 nuk duhet të shqetësohen për rikthimin e sëmundjes.

Duke iu referuar një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se rreziku i riinfektimit është i ulët. “Shumë veta janë të shqetësuar nga rastet e riinfektimeve me COVID-19, sepse këto pak raste janë pasqyruar edhe mediatikisht, duke hiperbolizuar kështu dimensionin e tyre të vërtetë.

Për kronikë, deri më sot janë të dokumentuar me riinfektim të sigurt 6 persona dhe të dyshuar 4 persona në të gjithë globin, ndërkohë që rastet me COVID-19 janë aktualisht 40 milionë. Pra gjasat e riinfektimit janë deri më sot 1 ndër 4 milionë! Unë do të thosha të ulëta”, thekson doktori. Sipas tij, imuniteti i antitrupave zgjat në dekada. Kjo pasi të dhënat studimore kanë treguar se SARS-COV 2 indukton formimin e limfociteve B të kujtesës. “Limfocitet B të kujtesës janë qeliza imunitare me jetë të gjatë që zbulojnë viruset, krijojnë antitrupa për t’i shkatërruar ato dhe i ‘mbajnë mend’ për të ardhmen. Duke qenë se limfocitet B të kujtesës mund të mbijetojnë në dekada, ato mund t’i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-19 nga infeksionet e ardhshme për një kohë shumë të gjatë (ndoshta gjithë jetën), por nevojitet më shumë kërkim shkencor në këtë drejtim”, ka shkruar Alimehmeti në rrjetet sociale.

SITUATA

E diela ka sjellë sërish raste të shtuara me COVID-19. Në 24 orët e fundit, nga 1276 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 281 persona. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë regjistruar në Tiranë, ndërkohë që nuk mbetet pas as Korça ku të dielën janë konfirmuar 30 persona të infektuar. E rënduar paraqitet situata edhe në dy spitalet COVID, ku numri i të shtruarve ka shkuar në 256. Të dielën, sipas Ministrisë, kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë, duke e çuar në 451 numrin e viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. “Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID-19 një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana dhe një 87-vjeçar nga Elbasani”. Prej datës 15 tetor, qeveria vendos të bëjë maskat me detyrim edhe në ambientet jashtë, duke sanksionuar gjoba 3 deri në 5 mijë lekë për ata të cilët nuk do t’i binden vendimit.

COVID NË SHKOLLA

Teksa ka kaluar thuajse një muaj nga rifillimi i procesit mësimor, ajo që mund të thuhet është se janë të pakta shkollat ku nuk ka ose nuk ka pasur asnjë mësues të infektuar. Raportimet e fundit flasin për shtatë mësues në Elbasan. Nga 14 të infektuar ditorë, gjysma e tyre janë arsimtarë, prej të cilëve, një në Bashkinë Cërrik dhe gjashtë të tjerë në Elbasan. Mësuesit e konfirmuar me Covid-19 u përkasin shkollave: “Luigj Gurakuqi”, “Naim Frashëri”, shkollës 9- vjeçare në Griqan, “Qemal Haxhihasani”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe shkollës 9- vjeçare në Mengël. Mësohet se vetëm 18 mësues nga stafi i shkollave të lartpërmendura janë karantinuar pas tamponit të bërë këtë të shtunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Infektohet mjeku me COVID-19 në Berat, u merret tamponi gjithë personelit
Previous article "FLI GJUMË LULI"/ Basha-Ramës: Gjuhë rrugaçërore, shmang debatin e vërtetë dhe ai ia fut si kodra pas bregut

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT