• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RREZIK PËR SIGURINË PUBLIKE”/ Vëllait të mbështetësit të Berishës, Anglia i heq lejen e qëndrimit
Home
Aktualitet
Kronikë

“RREZIK PËR SIGURINË PUBLIKE”/ Vëllait të mbështetësit të Berishës, Anglia i heq lejen e qëndrimit

26 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fation Dauti u kthye në lajm ditën e 21 dhjetorin e 2021-shit, në të gjitha mediat e Tiranës, kur shkelmoi me forcë derën e PD, nga ku hyri Berisha, në tentativë për t’i marrë partinë Lulzim Bashës.

I riu nga Golaj i Kukësit, në të shkuarën ka qenë subjekt lajmesh në median britanike, pasi ishte prioritet vëzhgimi disa vjeçar, nga NCA “Agjencia Britanike Kundra Krimit”.

Fation Duti u konsiderua nga NCA i dhunshëm dhe me rrezik për sigurinë publike.

Në 2019 iu refuzua rinovimi i lejes së qëndrimit, pasi ishte martuar në Angli me një shtetase europiane. Dy vite më pas e humbi apelimin e vendimit në SIAC-“Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”.

NCA thotë se veprimtarinë kriminale të Fationit në Angli e vijoi i vëllai, Isufi, i mbërritur ilegalisht në 2012-ën.

Me propozim të NCA, Home Office, Ministria e Punëve të Brendshme, i hoqi Isuf Dutajt lejen e qëndrimit të përhershme IRL, të marrë nga martesa me një shtetase europiane. Kjo ndodhi kur ai ishte me pushime në Shqipëri, e kështu iu pamundësua kthimi.

Gazeta Sunday Express, të cilës i referohet Top Channel, shkruan se Isuf Dauti e ka apeluar vendimin nga ku NCA ka shpalosur një sërë informacionesh, që e lidhin me botën e nëndheshme të krimit shqiptar, në shtetin ishull.

Sipas Home Office, Isufi kishte nën kontroll një pjesë të rrjetit kriminal, të cilin më parë e drejtonte i vëllai Fationi.

Avokatët e Isuf Dautit mohuan përfshirjen në aktivitete kriminale dhe se ai nuk përbënte kërcënim për sigurinë e më pas kërkuar kthimin e lejes të përhershme të qëndrimit.

Ndërsa përfaqësuesit e Home Office i thanë gjykatës se “Apeluesi Isuf Dauti është i përfshirë në import dhe shitje droge të klasit A, përfshi trafikun e qenieve njerëzore. Ai potencialisht është i dhunshëm në realizimin e objektivave kriminale dhe i përfshirë në pastrim parash”.

Sikurse Home Office renditi emrat e shtatë kriminelëve shqiptarë, disa të dënuar si të lidhur me Isuf dhe Fation Dautin.

Duke hetuar llogaritë bankare dhe dokumentet e tatimeve, NCA mbërriti në përfundimin se të ardhurat e Isuf Dautit ishin shumë herë më të vogla nga shpenzimet dhe jeta që bënte.

Sunday Express, duke cituar dokumentet e gjykatës, shkruan se të ardhurat e Isufit me bashkëshorten ishin  £26,000 paund deri në £30,000 paund në vit.

Ai në gjashtë vite, 2015-2021, shpenzoi vetëm për qira banese £139,000 sterlina. Është zbuluar se një prej shtëpive, ku kishte banuar në 2019, ishte në një prej lagjeve të më të shtrenjta të Londrës, në Chelsa dhe qiraja që kishte paguar ishte £2,700 në muaj.

Nga të dhënat bankare janë zbluar blerje të kryera nga Isuf Dautaj në butikun më të shtrenjtë të Lodrës Harrods,  përfshi dyqanet Gucci dhe Dolce & Gabanna.

Vendimi Apelit pritet të jepet në javët në vazhdim.

Pas të vëllait Fationit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Isuf Dauti është shqiptari i tretë, i cili përballet me Home  Office, në SIAC “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERDHA"/ Pallati i sportit plot me shqiptarë dhe flamuj kuqezi, Rama ndan videon live nga Milano
Previous article ME FLAMUJ DHE MUZIKË/ Atmosfera pak para nisjes së takimit të Ramës me shqiptarët në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti Aktualitet

TRONDITET ITALIA/ 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti

E RËNDË/ Humb jetën turistja në Vlorë, 69-vjeçarja banonte në Florida Aktualitet

E RËNDË/ Humb jetën turistja në Vlorë, 69-vjeçarja banonte në Florida

GJYKATA URDHËRON BURGJET: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit Aktualitet

GJYKATA URDHËRON BURGJET: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit

Facebook Comments

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT