• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIK PËR POPULLATËN/ Alarmi i mjekëve, të infektuarit po thyejnë karantinën
Home
Sociale

RREZIK PËR POPULLATËN/ Alarmi i mjekëve, të infektuarit po thyejnë karantinën

23 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Personat e infektuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po shkelin karantinën duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në popullatë. Alarmi vjen nga mjekët të cilët kanë konstatuar se të prekurit nga koronavirusi po lëvizin lirshëm në rrugë, në qendra tregtare madje shkojnë edhe në spital pa treguar se janë të infektuar.

“Në periudhën pas hapjes së masave shtrënguese po vihet re një fenomen i shëmtuar, që shumë persona që me plot gojë mund t’u themi të pandërgjegjshëm, dalin nga karantina, shkrihen mes turmës, dalin nëpër qendra tregtare, marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Këta janë faktor i madh risku. Më e keqja është se këta vijnë në spital pa treguar që janë persona të karantinuar. Pavarësisht se kemi marrë masat tona, shpeshherë vijnë dhe nga rrethet dhe nga rruga dhe simulojnë  gjendje të ndërlikuara”, thotë Arjana Strakosha, nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Ajo thotë se të konfirmuarit me Covid-19 nuk duhet të dalin nga shtëpia për dy deri tri javë dhe vetëm pasi testi i tamponit të ketë dalë negativ. Vetëm në raste të veçanta nëse ka rëndim të gjendjes shëndetësore ai duhet të shkojë në spital, me maskë, doreza dhe të tregojë për infektimin nga virusi.

“Mund të vuajë dhe nga sëmundje të tjera sepse Covid-19 ndërhyn në shumë sëmundje dhe i rëndon ato. Ai duhet të vijë i izoluar në ambulancë apo me makinë, me maskë dhe të tregojë. Nuk ke garanci që ai nuk emeton sepse e transmeton përmes duarve, nëpërmjet rrobave, është një virus me shumë të panjohura dhe me efekte të jashtëzakonshme në popullatë”, tregon Strakosha.

Edhe pse Policia e Shtetit po bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë për verifikimin e personave që janë në karantinë për shkak të infektimit, mjekja Strakosha thotë se kjo nuk mund të bëhet vetëm me polici. Sipas saj, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të mos përhapur infeksionin. Ndërkohë, me ndryshimet e reja në ligjin për sëmundjet infektive, shkelja e karantinës nga personat e konfirmuar apo që u është njoftuar izolimi, dënohet me 2 deri 3 vite burg.(A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË BRITANINË E MADHE/ 769 raste të reja dhe 53 viktima nga COVID, nga nesër bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës
Previous article COVID-19/ OKB sugjeron një mënyrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT