• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIK PER JETEN/ Në Durrës foshnja gëlltit monedhën. PEDIATRI: Vëmendje ndaj fëmijëve, mund të ketë pasoja fatale
Home
Breaking News

RREZIK PER JETEN/ Në Durrës foshnja gëlltit monedhën. PEDIATRI: Vëmendje ndaj fëmijëve, mund të ketë pasoja fatale

13 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një fëmijë 11-muajsh ka rrezikuar jetën mbrëmjen e shkuar teksa ka kapërdirë një copë metalike që dyshohej nga prindërit si një monedhë leku ose një bulon metalik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen numër 13 në plazhin e Durrësit, ku ishte nëna e para që konstatoi problemin në rrugët e frymëmarrjes me fëmijën e saj 11-muajsh.

Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë nga mjekët pediatër. Ata kanë konstatuar pas një ekoje të kryer një trup të huaj në barkun e fëmjës.

Vogëlushi është dërguar në spitalin e pediatrisë së Tiranës për mjekim të specializuar .

“DurrësLajm” kontaktoi me shefin e pediatrisë, mjekun Fatmir Shahini, i cili tha se rastet e incidenteve të tilla janë të shumta në qytetin e Durrësit.

“Një vogëlush në Durrës erdhi për herë të dytë brenda një viti, pasi kishte gëlltitur një send të huaj. Në fillim kishte gëlltitur lekë, ndërsa në rrugët e frymëmarrjes i gjetëm një copë letër. Tek një fëmijë tjetër në hundë i gjetëm një kokërr fasule”, thotë mjeku.

Mungesa e vëmendjes maksimale nga ana e prindërve tek të vegjlit mund të sjellë pasoja fatale nëse kalojnë sende të huaja në rrugët e frymëmarrjes.

Mjeku tha se si pasojë e mungesës së vëmendjes, kalimi i trupave të huaj në gojë nga ana e fëmijëve mund të sjellë pasoja fatale. Mjekët e pediatrisë së Durrësit, rastet e vështira kur konstatohen trupa të huaj në stomakun e fëmijëve, i dërgojnë në pediatrinë e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PERFSHIRE ME " TE GJITHA TE ZEZAT"/ Kush është 52-vjeçari MAKS MERKAJ nga Vlora, mardhënie seksuale me... (FOTO)
Previous article "Deutche Welle": Ja si mund të zbatohen në praktikë politikat e migrimit në BE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT