Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që kanë përfshirë Ishulli Evia, në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se viktma kanë mbetur një foshnje 8-muajsh, një burrë dhe një grua, përkatësisht 86 dhe 85 vjeç dhe një person tjetër mosha e të cilit nuk është bërë me dije ende.
Sakaq, deri më tani është shpallur e humbur një 18-vjeçare.
Prej 2 ditësh nga reshjet e shumta dhe të dendura është përmbytur ishulli Evia (Εύβοια), ishulli i dytë më i madh në Greqi.
Sakaq, bëhet me dije se departamenti i zjarrfikësve po punon për të bërë të ndihmuar banorët e zonës.





