• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRËNON” BASHËN/ Imami: E pëlqejnë vetëm 18%. Po e ngordh PD-në duke i shërbyer Ramës
Home
Intervista

“RRËNON” BASHËN/ Imami: E pëlqejnë vetëm 18%. Po e ngordh PD-në duke i shërbyer Ramës

19 October, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Arben Imami, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga themeluesit e saj, ishte mbrëmjen e së premtes pjesë e emisionit “Java në RTSH” ku u diskutua për udhëkryqin në të cilin ndodhet vendi, negociatat, opozitën dhe krizën.

Duke analizuar mosvotimin e hapjes së negociatave me BE-në, krahas fajësimit të qeverisë, e cila sipas tij, është përgjegjëse kryesore e dështimit, Imami lëshoi kritika edhe ndaj opozitës joparlamentare.

Sipas Imamit, me qëndrimin dhe aksionet e saj PD shfaqi çoroditje politike dhe ishte e paqartë në gjithçka sa bënte. E pafalshme për Imamin ishte dorëzimi i mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve, gjë që çoi sipas tij në daljen nga sistemi dhe vetëasgjesimin e saj.

“Unë e kam thënë që djegia e mandateve mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore, por edhe ne shuarjen e saj. Ishte një moment kyç që përcakton nëse lideri ka marrë vendimin e duhur apo jo. Por në këtë vend nuk njoh njerëz që kanë marrë përgjegjësi ndonjëherë. Nëse Basha po i digjte mandatet për ta shkëputur PD-në nga thonjtë e Edi Ramës, të cilën e futi ai në thonjtë e tij, unë do ta kuptoja vendimin” – tha Imami.

Ai shtoi në emisionin “Java në RTSH” se zgjidhja për të rikthyer fitues opozitarizmin është largimi i Bashës. Imami tha se PD nuk ka asnjë shans fitues me këtë formacion që ka sot.

“Qëkurse Basha shiti një palë zgjedhje dhe shkeli me dy këmbë statutin e PD, duhet të ishte larguar. Por në këtë vend argumentet ligjorë janë të parëndësishëm. Basha ka marrë një parti me të gjitha problemet që kishte ne 2013. Dhe nga një parti me 55 deputetë e çoi në një parti që ka një gjysmë-bashkie në Shkodër” –tha Imami.

Ish-ministri foli dhe për një sondazh mbi popullaritetin e Lulzim Bashës te shqiptarët.

“Me të gjitha veprimet që bën, futu në çadër dhe arri marrëveshje, dil nga parlamenti e kërko reformë zgjedhore, ka prodhuar një situatë të çuditshme. Ky njeri e ka pëlqyeshmërinë në popull 18% dhe kjo është alarmante. Nuk ka asnjë lider partie me 18% që ta nxjerrë fituese partinë në zgjedhje me të paktën 51%. Basha po e ngordh PD-në dhe po i bën një shërbim të plotë Edi Ramës” – tha Arben Imami në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa në vit të personave nën moshën 16-vjeçare
Previous article KENI PLANE PËR FUNDJAVËN? Ja si do të jenë temperaturat

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT