• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBYEN NIPIN E TYRE/ Gjykata liron nga qelia dy të arrestuarit në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËMBYEN NIPIN E TYRE/ Gjykata liron nga qelia dy të arrestuarit në Durrës

22 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu, Rexhep Gjunin, gjyshi i cili akuzohet për rrëmbimin e nipit të tij 3-vjeçar, duke e vendosur nën masën “arrest në shtëpi”.

Gjuni u arrestua  së bashku me Arben Salajn, kunatin e tij, ndaj të cili po ashtu është ndryshuar masa e sigurisë pasi nëna e të miturit denoncoi në polici rrëmbimin e fëmijës së saj nga gjyshërit nga ana e babait.

Kujtojmë që pak ditë më vonë, gjyshja Bahrije Gjuni u dorëzua në polici së bashku ne nipin e saj, i cili iu bashkua të ëmës.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Referuar materialeve të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. Gj, pasi më datë 13.04.2024, është paraqitur shtetësia me iniciale I. Gj, banuese në Durrës, ka kallëzuar se vjehrri i saj, ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale R. Gj dhe A. S,  të dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 241/2,  datë 19.04.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit R. Gj për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit R.Gj, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit A. S për kryerjen e veprës penale  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit A.S, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitur , nga personat nën hetim me iniciale R. Gj dhe A. S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga prokurore, znj. Afërdita Ndoj, në seancë gjyqësore kërkoi:

– Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale R. Gj dhe A. S.

Në përfundim të gjykimit, sot me datë 22.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Lutfije Celami vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 241/2, date 19.04.2024 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durrës, për sa i perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit për personat nën hetim R. Gj dhe A. S.

– Ndryshimin e ketij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshte:

– Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.

– Caktimin ndaj personit nen hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij

– Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA TRAGJIKE/ Mijëra njerëz në homazhet për presidentin Raisi! Lideri suprem Khamenei: O Allah, nga ai...
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky telefonatë me Ramën: Kryeministri shqiptar, mik i madh i joni...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT