Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
Në 9 gusht familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktin me të. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë. Dyshimet janë se Ervis Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër.
Ai njihej dhe për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një miss në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit.
Së fundmi, në media është publikuar një foto e vjetër e Ervis Martinaj, ku thuhet se ai është në klubin e njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”.Ky i fundit, përveç se një “club” nate është dhe një shtëpi publikë mjaft e njohur në Gjermani, që vizitohet nga biznesmenë në këmbim të kënaqësive seksuale.“KFK- und Saunaclub Oceans” i hapi dyert për herë të parë më 5 Nëntor 2014, teks pretendon se aty ka mbi 200 prostituta. Duhet theksuar se prostitutat aty janë të vetëpunësuara dhe ofrojnë shërbimet e tyre për llogari të tyre dhe çmimi i hyrjes në “FKK- und Saunaclub Oceans” nuk përfshin asnjë shërbim për to.
Konfliktet
Rreth Ervis Martinaj qarkullojnë shumë histori dhe episode nga ku mund të kenë lindur hasmëritë, por deri më tani të dokumentuara në prokurori janë përplasjet me tre grupe kriminale. Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj, Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar, të cilët janë miqtë e martinajt.
Një dosje e prokurorisë e publikuar rreth një vit më parë, nxjerr një panoramë të qartë se çfarë rreziku i kanoset këtij njeriu me kundërshtarët që ka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin klani Duka, që e kanë ruajtur dhe ndjekur në mënyra të sofistikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta vrarë, por pa ia arritur qëllimit. Martinaj është akuzuar pak vite më parë si personi përgjegjës për vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës, ngjarje për të cilën ai u akuzua për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.
Alpenews.al