• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREGULLORJA PËR ILAÇET/ Ministrja Manastirliu ka një mesazh për farmacistët në vend
Home
Shqipëri

RREGULLORJA PËR ILAÇET/ Ministrja Manastirliu ka një mesazh për farmacistët në vend

28 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Barnat, Manastirliu thërret në takimin e parë konsultativ përfaqësuesit farmaceutikë: Siguria dhe cilësia, 2 parime të pacënueshme

“Do të rishikojmë rregulloret për ruajtjen dhe cilësinë e barnave si dhe për tregtimin e barnave në Republikën e Shqipërisë, bazuar mbi dy parime që për ne janë të pacënueshme, siguria dhe cilësia e barnave”.

Për këto dhe të tjera çështje që lidhen thjeshtimin e procedurave dhe eleminimin e burokracive në sektorin farmaceutik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thirri në takimin e parë konsultativ përfaqësuesit e subjekteve farmaceutike në vend.

“Në kuadër të transparencës, të gjithë hapat që do të ndërmerren sot e në vijim do të jenë të konsultuara me grupet e interesit. Siguria dhe cilësia e barnave nuk janë çështje gojëdhënash por çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku. Ndaj ne po rishikojmë të gjithë kuadrin ligjor, për ta përmirësuar akoma më shumë dhe për të rishikuar të gjithë strukturën e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Për herë të parë është hartuar rregullorja e “Praktikave të mira të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave”, hartuar në përputhje me standartet e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo praktikë e re, e cila krijon një standart të ri për ruajtjen e barnave, ju shpërnda përfaqësuesve farmaceutikë, importues dhe distributor, të të dhënën komentet dhe sugjerimet e tyre, para se ajo të miratohet.

Drtejtues të Shoqatës së Përfaqësuesve Farmaceutikë vlerësuan draft-rregulloren për “Praktikat e mira të ruajtjes së barnave”, duke e konsideruar si risi për vendin tonë.
Nga ana tjetër, Ministrja Manastirliu siguroi përfaqësuesit farmaceutikë në këtë takim të parë konsultativ se po punohet edhe për procesin e deregulimit.

“Po rishikojmë procedurat në sektorin farmaceutik me synim thjeshtimin e tyre, aplikimin online, në mënyrë që të ketë sa më pak burokraci dhe të eleminojme çdo praktikë abusive”, tha Manastirliu.
Gjatë takimit ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore që punojnë në fushën e barnave dhe farmaceutikës, u vlerësua se takime të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen, me synim transpatrencën në vendimmarrje për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë, cilësinë, ruajtjen dhe qarkullimin e barnave në Republikën e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Na e kanë mbajtur të fshehtë prej kohësh/ Del receta e ilaçit që po “tërbon” mjekët
Previous article Fellaini dhe Depay i “shkelin syrin” Milanit, gati të vishen kuq e zi

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT