• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREGULLORJA E KUVENDIT/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord, Kushtetuta mund të shkelet! S’kemi kohë për teatër
Home
Politikë

RREGULLORJA E KUVENDIT/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord, Kushtetuta mund të shkelet! S’kemi kohë për teatër

16 September, 2025 s.autor Politikë

Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës se po miratojnë rregulloren e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës. Me ironi, Balla i tha opozitës se kur ata janë dakord për një çështje, janë dakord edhe në rast se shkelet Kushtetuta. Nuk është koha për teatër, tha Balla, ndërsa theksoi se Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE

“E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne e dimë, sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu, që të them të drejtën ka pas marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje. Ishte Rrushaj kryetar i grupit dhe folëm për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kuvendit. E paimagjinueshme, Komisioni i Ligjeve me 26 anëtarë, ka vende që me 40 kanë Kuvendin. E di si thoni ju, kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese. Dëgjova dhe një deputet që ka firmos proces verbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores, as unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do bëjë asnjë hap pas, ku s’ka asnjë shkelje. Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit. Ende nuk e kemi mbyllur, duhet të mbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë tek konferenca e kryetarëve. Ne nuk mund të bëjmë teatër, dhe as juve këtë teatrin që e dini që s’jeni dakord. Juve kështu u është thënë, të mos jeni dakord. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë axhendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Na duhet të votojmë të gjithë ato komisione, Kuvendi ta organizojë punën në 11 komisione”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA MAZHORANCËS/ Berisha: Kushtetuta për ju është prostitutë, e përdhunuat publikisht
Previous article RINIS ME DEBATE SEANCA E KUVENDIT/ Opozita “përplaset” me Peleshin: Po bën “puç” Kushtetues

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT