Pas ndërprerjes për rreth 2 orë, ka rinisur seanca e Kuvendit.
Opozita është “përplasur” me kryeparlamentarin Niko Peleshi duke e akuzuar atë se po shkel Kushtetutën pas kërkesës së Partisë Socialiste për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet për rregulloren e Kuvendit.Opozita doli kundër duke thënë se po i ngushtohen hapësirat dhe është hera e parë që pushteti ekzekutiv iu dikton strukturën Kuvendit.
Nga ana tjetër kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se për herë të parë i kanë lënë opozitës më shumë fusha në drejtim dhe u kanë besuar komisione jetike.
Por kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Peleshin se po kryen puç ndaj Kushtetutës.


