• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREGULLAT E REJA/ Si mund ta rritet pensioni mujor
Home
Sociale

RREGULLAT E REJA/ Si mund ta rritet pensioni mujor

21 July, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Çdo i moshuar mund të marrë shtesë në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën si përfitohet shtesa nga pensionistët. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, – thotë ISSH

Masa e pensionit të pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pensionet e vjetra
Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 01.01.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave për të cilat janë paguar kontributet nga data 01.01.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 01.01.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese, të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 01.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore, përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 01.01.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjestimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Çdo vit, pas 01.01.2015, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR KRIME LUFTE/ Arrestohet një i dyshuar serb në Lipjan
Previous article DORËHEQJA E HARADINAJ/ Kadri Veseli: Zgjedhjet të pashmangshme...

k.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT