• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREGULLAT E PRITJES DHE KUSHTET/ Afganët mund të ndalohen që të shëtisin nëpër qytetet e Shqipërisë, të dalin në rrugë apo…
Home
Breaking News

RREGULLAT E PRITJES DHE KUSHTET/ Afganët mund të ndalohen që të shëtisin nëpër qytetet e Shqipërisë, të dalin në rrugë apo…

20 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Menjëherë pas zbarkimit në territorin e Shqipërisë, refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare, por sipas disa rregullave. Refugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të frekuentojnë lokale, restorante etj. Neni 46 i ligjit të ri për azilin parashikon që autoritetet shqiptare mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes së refugjatit kur është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, të sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik. Pra, nëse refugjatët afganë do të përbëjnë shqetësim për rendin dhe sigurinë në zonat ku do të strehohen, atyre do t’u ndalohet dalja jashtë qendrës së pritjes.

Ligji parashikon që refugjatëve mund t’u kufizohet lëvizja edhe për arsye të tjera, konkretisht kur lind nevoja për të verifikuar identitetin dhe shtetësinë e tyre, kur ekziston rreziku i ikjes së tyre si dhe kur kanë nisur proceduat për kthimin e tyre. Ligji për azilin e miratuar në 1 shkurt të këtij viti, parashikon edhe masat e plota të kufizimit të lëvizjes nga refugjatët politikë që pranohen në Shqipëri, përkohësisht apo me afat të pacaktuar. Organet përgjegjëse për azilin, sipas rrethanave, mund të vendosin ndalimin e lëvizjes nga qendra e pritjes të një apo më shumë refugjatëve, ndalimin e lëvizjes në një zonë të caktuar, detyrimin për t’u paraqitur në polici në kohën e caktuar, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit ose akomodimin në qendrën e mbyllur për të huaj.

Qendra e mbyllur për të huaj është një lloj paraburgimi për individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri si edhe për azilkërkues potencialë. Kjo strukturë është në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Krahas kufizimeve të mundshme, refugjatët politikë afganë kanë edhe disa të drejta të garantuara me ligj. Deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare për t’u pranuar apo jo si refugjatë politikë, ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në Shqipëri, të përfitojnë kushtet minimale të jetesës, shërbim shëndetësor, ndihmë juridike, arsim për fëmijët, liri të mendimit të besimit fetar, punësim dhe trajnime profesionale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUKËSI DRIDHET, GJICI PERDRIDHET"/ Bashkia i përgjigjet Berishës: Fosile Dixhitale, kryetari po marton djalin
Previous article "PIQUE MË NDIHMOI..."/ Depay i zhgënjyer: As nuk munda të përshëndetesha me Messin

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT