• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI TRONDITËS I ZJARRËFIKËSIT QË HYRI I PARI NË FAMILJEN JOSIFI/ Shehaj: Blerta e dobësuar tejmase, ja si gjetëm nënë e bijë pa jetë
Home
Breaking News

RRËFIMI TRONDITËS I ZJARRËFIKËSIT QË HYRI I PARI NË FAMILJEN JOSIFI/ Shehaj: Blerta e dobësuar tejmase, ja si gjetëm nënë e bijë pa jetë

8 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përpara shpëtimit të jetës, nuk i ka interesuar asgjë se çfarë ka ndodhur në atë shtëpi në Kombinat, as aroma e keqe që kundërmonte që te shkallët, as shënimet e nënës, Zhaneta Josifi për ritualin e ringjalljes, këtë ia lë kriminalistikës. Një lëvizje e vogël e Blertës, të vetmes së mbijetuar nga ajo tragjedi e 2 korrikut, e kanë drejtuar zjarrfikësin, Luan Shehaj drejt saj duke i dhënë ndihmën e parë. Atë imazh, Shehaj, thotë se nuk do ta harrojë kurrë, momentin kur Blertangre duart lart në fytyrë, sikur diçka donte të fshihte apo të thoshte. Për Shehajn, kjo kishte shumë pak rëndësi, ai ishte një sinjal jete, një sinjal që siç Shehaj rrëfen për Report Tv, çdo zjarrfikës lutet përpara çdo aksioni ta gjejë. Në intervistën për Report Tv, Shehaj ka sjellë detaje nga ajo ngjarje që ka tronditur opinionin publik, por edhe rrëfimin e tij personal, që shkon përtej uniformës, si një qytetar, si një prind. Në fillim, teksa ka parë Zhaneta Josifin në kanape, e cila vdiq duke u lutur për ringjalljen e të bijës, Anisa, Shehaj kishte menduar që ajo ishte gjallë. Thirrjes së tij, Zhaneta nuk i ishte përgjigjur, Blerta po. E katandisur nga mosngrënia, e përshkruan Shehaj Blertën, që peshonte aq pak saqë çdo njeri do e kishte pasur të lehtë ta merrte në krah dhe ta evakuonte. Për Anisën ka fiksuar vetëm diçka, nga një moment të shkurtër kur ka hapur derën e dhomës…

“Në atë moment kur vajta brenda, kur pamë që e ëma që ishte në kanape menduam se ishte gjallë, i thërrita, por nuk ktheu përgjigje. Blerta i çoi duart para fytyrës, mu duk sikur diçka donte të fshihte, të thoshte. Fatmirësisht kisha edhe personelin mjekësor, se ishte katandisur nga mosngrënia, ishte një peshë e lehtë që një njeri i zakonshëm mund ta dërgonte. A kishte aromë? Ne e dimë që personi që na ka vdekur në shtëpi, më shumë se 24 orë nuk mbahet. Aroma natyrisht që vinte nga dhoma, ishte tejet e mbytur, shumë e keqe. Ishte një kovë, në shtëpi ndoshta 3-4 letra të vendosura, por kjo i përket kriminalistikës. Kështu veprojmë ne. Gjejmë njeriun që na jep shenja jete, e marr e evakuuoj për t’i dhënë ndihmën e parë. Ajo tjetra ishte te dhoma tjetër, e mbështjellë”, rrëfen Shehaj.

Familja Josifi

Nëse do të ishin lajmëruar më herët, shanset për të shpëtuar edhe Zhaneta do të kishin qenë të mëdha. Sipas Shehaj, e gjitha është në kulturën e gabuar të qytetarëve, të cilët po nuk panë zjarr nuk lajmërojnë zjarrfikësit, edhe pse funksioni i tyre shkon përtej flakëve,

“Ne zakonisht përherë nga salla operative që merr informacionin për çdo lloj ngjarje dhe në rastin konkret u dha një informacion, i konfirmuar nga Polica, na dha me saktësi ku ndodhej rruga, pallati dhe kati. U ulën djemtë me aparatet e tyre të frymëmarrjes, që punojnë në kushte të vështirë si psh me tym. Zbresim me litar dhe shkallë dhe hapet dera e jashtme, kjo është procedura që ne ndjekim. Kur ka të tilla incidente, i japim ndihmë personat që japin shenja jete dhe Blerta na dha shenja jete. Sa herë që nisemi në një incident, zjarr apo aksident rrugor, bllokim dyersh apo aksidente në rrugë, 3 shërbime janë kryesore dhe ne kemi bashkërendim të mirë me ambulancën, policinë dhe këta të fundit ata e kanë marrë në fillim, se populli është mësuar se kur nuk ka zjarr nuk na merr. Hymë brenda në shtëpi dhe kur pamë që ajo kishte shenja jete, bëmë evakuimin e vajzës. Ne realisht të tilla pamje që nuk janë të kënaqshme, kemi parë edhe prindër të vetmuar e kemi gjetur, por nuk më kishte shkuar kurrë me mend që një familje e tërë të katandisej deri sa të vetëflijohej, më ka lënë mbresa të pashlyeshme që asnjëherë nuk harrohen. Ne bëmë të mundur nëpërmjet aksioneve, nëse ne do lajmëroheshim më para mund të shpëtohej edhe nga e ëma. Njerëzit duke qenë se janë më afër, mund të kishin dhënë një sinjal, ose të na thonin “kanë dalë, s’kanë dalë”, “këtu ka ardhur policisë”, se ne shkojmë në momentin e fundit”, tha Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË VLORË/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagosen shoferi dhe shoqëruesja e tij
Previous article VETËFLIJIMI I NËNËS DHE VAJZËS/ Pastori Ylli Doci: Tragjedi e pakuptueshme, nuk mund t’i përgjithësojmë fetë

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT