• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI TRONDITËS/ Flet modelja ‘eskortë’: Vajza nga 12 vjeç më kërkojnë këshilla
Home
Jetë

RRËFIMI TRONDITËS/ Flet modelja ‘eskortë’: Vajza nga 12 vjeç më kërkojnë këshilla

26 January, 2018 g.autor Jetë

Gwyneth Montenegro, 39, vendosi të punojë si eskortë në moshën 21-vjeçare, pas një përdhunimi të tmerrshëm në grup që i ndryshoi totalisht rrjedhën e jetës.

Ish- e krishtera e devotshme ka kaluar 12 vite në këtë industri, paguhej 1,000 dollarë në orë në punën e saj si eskortë elitë, duke përballuar veshje të shtrenjta, makina luksoze dhe udhëtime të klasit të parë në gjithë botën. Por është portretizimi si magjepsës i kësaj industrie seksi që ka detyruar  39-vjeçaren të flasë hapur rreth saj, duke zbuluar se vajza 12-vjeçare i janë drejtuar për këshilla që të bëhen eskorta.

E tmerruar nga numri në rritje i grave dhe vajzave që e kanë kontaktuar pasi kanë dëgjuar historitë e saj, Montenegro ka hedhur dritë mbi anën aspak magjepsëse të industrisë.

“E gjej veten duke lexuar artikuj sesi një eskortë elitë ka fituar 1,000 dollarë në orë, 2,000 apo 5,000 dollarë në orë, sepse shesin trupin për seks,” tregon ajo për Daily Mail Australia.

“Këta artikuj trajtojnë jetët e tyre luksoze, paratë e mëdha që fitojnë, udhëtimet në botë dhe jetët e tyre seksuale. Vajza 12-vjeçare, ende në shkollë, më kanë kërkuar këshilla sesi të bëhen eskortë. Dymbëdhjetë! Ende në shkollë, duke planifikuar një jetë mbi prostitucionin sapo të arrijnë moshën e duhur. Cili prind do që vajza e tyre 12-vjeçare të çojë nëpërmend diçka të tillë? Qëkur diçka e tillë u bë e pranueshme? Shitja e trupit për seks duket si një tregti e drejtë për to, duke marrë mbrapsht një jetë të privilegjuar. Problemi është se iluzioni që shfaqet në media rrallë përputhet me realitetin e punës brenda prostitucionit.”

“Duhet një person me mendje shumë të fortë për ta bërë këtë dhe të largohet nga industria e paprekur. Punoja nën brezin e shoqërisë dhe e bën vazhdimisht këtë në një mjedis të pasigurtë. Pastaj paragjykohesh nga shoqëria. ‘Je një kurvë dhe kjo është e vetmja gjë që di të bësh, një lojë për burrat’. Nuk jam ndjerë kurrë aq e lënduar nga shoqëria sa kur punoja si eskortë.”

 

Ato që ia dalin të bëhen pjesë e nivelit elitë janë në minoritet. Ajo që nuk lexoni në gazeta është se vajzat eskortë elitë nuk janë aty sepse janë të bukura. Sigurisht bukuria luan një rol të rëndësishëm, por nuk i fitojnë ato para bazuar tek pamja vetëm. Duhet të ofrosh shërbime që eskortat normale nuk i ofrojnë. Elitë, apo klas i lartë, do të thotë të kalosh limitet, të bësh gjërat që shoqëria i dënon dhe i quan të pasigurta.

Paraja ishte fuqizuese, sipas saj, por karriera e saj si eskortë nuk ishte. “I kam siguruar shërbime seksuale burrave dhe kam fluturuar si pilote. E di cila më bëri të ndihem më e fuqishme dhe nuk ishte prostitucioni.”

Gwyneth ka shkuar me më shumë se 10 mijë burra.

“Në fund të fundit, kujt i intereson nëse e perceptoni si fitimprurëse, çliruese dhe fuqizuese. Në pjesën më të madhe të kohës ju i ofroni shërbime seksuale burrave të grave të tjera. Nëse ke sadopak ndërgjegje, nuk do të ndihesh shumë mirë për këtë.

“Për mua, e vetmja gjë fuqizuese në këtë industri ishte paraja, dhe madje atëherë kam shpenzuar shumë, në përpjekje për të fshehur mënyrën si ndihesha për veten time.”

/anabel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk po bind më te Reali, Benzema pëlqehet nga PSG
Previous article E dashura i dërgon një mesazh live, Stresi dhe e ëma emocionohen nga fjalët e Kejsit (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT