• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
E dashura i dërgon një mesazh live, Stresi dhe e ëma emocionohen nga fjalët e Kejsit (FOTO)
Home
Showbiz

E dashura i dërgon një mesazh live, Stresi dhe e ëma emocionohen nga fjalët e Kejsit (FOTO)

26 January, 2018 g.autor Lifestyle, Showbiz

Sapo Stresi publikoi historinë e dashurisë me Kejsin, të dashurën me të cilën kishte disa vite, lajmet në media e portale zunë titujt kryesorë. Kejsi iu shtua listës së personazheve të njohur të showbiz-it dhe romanca e çiftit ndër më të komentuarat virtualisht.

Edhe pse për një kohë pati dyshime për lidhjen që ishte mbajtur e fshehtë për shumë vite, në të vërtetë Stresi jo vëtëm që nuk është ndarë, por ka qëllime të ndërmarrë hapa të tjerë me Kejsin. Ajo tashmë është kthyer nga Kanadaja, pas studimeve dhe ka nisur bashkësjetesën me reperin. Nuk kanë në plan një martesë të afërme, por, ndoshta, vitin tjetër, do të vijë natyrshëm edhe ky moment.

Pasditen e sotme, ndërsa Stresi ishte i ftuar së bashku me të ëmën në “Rudina”, Kejsi u dërgoi të dyve një mesazh. Me fjalë të ëmbla, me dedikime të ndjera, Kejsi tha se ndihet me fat që ka afër njerëz si Shpresa, Mimi, siç e thërret ajo, dhe po ashtu, me fat që ka afër një njeri të dashur e të ndjeshëm si Stresi:

“Kejsi është gocë me shumë vlera dhe meriton më të mirat. Jam shumë e emocionuar për këtë lidhje”, – tha Shpresa, kur Rudina e pyet për partneren e të birit.

Shpresa dhe Kejsi u takuan për herë të parë pothuaj para një viti. Përshtypja e parë, ashtu si e shumë njerëzve, ishte domethënëse edhe për Shpresën. I ngjiti menjëherë. Kejsi, si një vajzë e kujdesshme, që e dinte mirë raportin e partnerit me nënën e tij, i kishte thënë Mimit: “Unë e di që Stresi është i lidhur shumë me ty. Kur do të kurorëzohemi, unë do ta bëj gati dhomën tënde në Kanada që sa herë Stresin ta marrë malli, të vish dhe të kesh dhomën tënde.”

Vështirë të besosh që një vajzë e re, përveç partnerit, të mendojë njëlloj edhe për të ëmën e tij. Dhe nuk mbaroi me kaq. Në një videomesazh të përgatitur enkas, Kejsi i emocionoi të dy, edhe Mimin, edhe Stresin me fjalët e një vajze të mençur.

Reperi u surprizua nga e dashura e tij përmes një videomesazhi. “Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes”,- tha Stresi.

/class

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI TRONDITËS/ Flet modelja 'eskortë': Vajza nga 12 vjeç më kërkojnë këshilla
Previous article Neven Subotic “braktis” Dortmundin, gati transferimi te Saint Etienne

g.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT