• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI RRËQETHËS 6 ORË I SHQIPTARIT QË VRAU BABAIN/ Njerku: Jam krenar për ty… (FOTO)
Home
Breaking News

RRËFIMI RRËQETHËS 6 ORË I SHQIPTARIT QË VRAU BABAIN/ Njerku: Jam krenar për ty… (FOTO)

4 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka dalë para gjykatës 26vjeçari shqiptar, i identifikuar vetëm me emrin Aleks, i cili vrau pak ditë më parë babanë e tij, me pretendimin se kishte abuzuar seksualisht me të kur ishte i vogël dhe motrat. Krimi ka ndodhur në Zakyntho të Greqisë në darkën e 27 majit.

Teksa i riu shqiptar po hynte në mjediset e gjykatës me pranga në duar, është befasuar nga turma e njerëzve, e cila e ka pritur me duartrokitje.

a-4-800x450

“Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!”, brohorisnin qytetarët që e kanë mbështetur veprimin e djalit, raportojnë mediat greke. Për ta, 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë dhe se asnjëherë nuk kishte shkaktuar probleme në shoqëri. Ndërkohë, vetë shqiptari pranoi krimin, ndërsa tha se babai i tij kishte abuzuar me të dhe motrat, por edhe me vëllanë e tij më të vogël.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 27 maj, kur i moshuari, babai i 26– vjeçarit, ka qenë në makinë kur është qëlluar për vdekje nga djali i tij me armë gjahu. Madje, mësohet se autori ishte djali i 70-vjeçarit nga martesa e tij e dytë. Rrëfimi i 26vjeçarit në gjykatë nisi në orën 11:00 dhe zgjati rreth gjashtë orë. Ai mbërriti në gjykatë, në Zakynthos, i shoqëruar nga avokati i tij, Panagiotis Kefallinos.

Para trupit gjykues shqiptari ka kërkuar falje edhe në emër të motrave të tij me nënë tjetër, por edhe të ndonjë tjetër personi që e kishte denoncuar abuzimin e 70- vjeçarit. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i 26-vjeçarit, Panagiotis Kefallinos, tha se kjo ishte një ngjarje tronditëse. Në fjalën e vet në procesin gjyqësor 26vjeçari e ka quajtur babanë e tij “përbindësh” dhe tregoi edhe për ferrin që përjetonte shpesh nga i ati.

“Rrihte mamanë time dhe ajo u divorcua me të 16 vite më parë, kur unë isha 10 vjeç. Vinte në dhomën time kur flija dhe… nuk më kujtohet më shumë, mos më pyesni prapë për këtë temë. Kur vdiq në tetor 2010 gruaja e tretë rumune, unë shkoja shpesh dhe shikoja motrën dhe vëllain tim nga babai. U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndiente dhimbje në organet e saj gjenitale.

Dhe pastaj mendova se do të bënte të njëjtën edhe me atë. Që atëherë unë vendosa se ky përbindësh nuk duhet të jetonte më, që mos të bëjë vëllain e motrën time të vuajnë. Ishte thjesht çështje kohe që ta vrisja”, është shprehur 26vjeçari.

Më tej i riu shqiptar ka rrëfyer me detaje dhe mënyrën se si kreu vrasjen e babait të tij, duke thënë se e kishte qëlluar plot tri herë për t’u siguruar se do të vdiste.

“Shkova në takimin që kisha lënë me babanë tim dhe mora makinën e motrës që kam nga martesa e parë e mamasë sime. I hoqa targat dhe mora armën e gjahut të bashkëshortit grek të mamasë. Pasi dola nga makina, mbështolla kokën dhe fytyrën me bluzë dhe në duar vendosa dorashka që të mos më ngeleshin gjurmë të barutit. Këtë e kisha lexuar në internet. Babai ishte ulur në vendin e shoferit, ishte darkë dhe nuk e kishte kuptuar që isha kamufluar. E qëllova direkt nga dritarja e derës së tij. Dëgjoi vetëm hapat e mia dhe u kthye për të më parë. E kisha mbushur çiften me 9 saçma që përdoren për të vrarë zogj, por e dija që po ta qëlloja nga afër ishte vdekjeprurëse për njerëzit.

E qëllova tri herë, në fytyrë, në zemër dhe në shpatull nga një distancë prej vetëm 1.5 metrash largësi”, vazhdon dëshmia e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 70-vjeçari i kishte kërkuar djalit të tij që t’i gjente një grua për të kaluar natën. Kjo është edhe arsyeja pse të dy kishin lënë takim atë natë, që në fakt përfundoi tragjike për të moshuarin. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 27 majit në ishullin grek Zakyntho. Viktima ishte një postier i dalë në pension dhe ishte martuar tri herë dhe nga këto martesa kishte katër fëmijë.

Vetë djali i tij nuk e pranoi fillimisht se ishte autori i vrasjes. Krimi u zbulua dy ditë pas ngjarjes. Hetuesit dyshuan nga dëshmitë kontradiktore të djalit dhe mamasë së tij. Këto dyshime u përforcuan akoma më tepër kur as djali dhe as mamaja nuk shkuan në varrimin e 70vjeçarit. Pas arrestimit, i riu pranoi krimin dhe shpjegoi arsyet përse kishte kryer vrasjen e babait të tij.

Njerku i shqiptarit: Jam krenar për guximin e treguar prej tij

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur para gjykatës për të shprehur mbështetje dhe solidaritet ndaj të riut shqiptar, duke e konsideruar atë viktimë dhe jo kriminel. Të pranishmit, duke folur për mediat greke, tregojnë se 26-vjeçari ishte djali pozitiv, i qetë dhe me karakter, i cili kurrë nuk i kishte shqetësuar të tjerët dhe nuk kishte shkaktuar probleme.

“Ju jeni heroi ynë, ne jemi me ju, ne jemi atje për ju ta dini,” bërtisnin jashtë mjediseve të gjykatës miqtë dhe vëllezërit e tij, duke pritur me padurim për vendimin e procesit gjyqësor. Mes mbështetësve ishte dhe njerku i Aleksit, i cili tha se ishte krenar për guximin që ka treguar.

“Aleksin e kam si fëmijën tim, punonim edhe bashkë. Do të më mungojë. Shkoi deri në pikën sa vrau babanë e vet sepse ishte abuzuar seksualisht prej tij dhe kishte keqtrajtuar motrën dhe vëllain e tij. Ai e vrau që të shpëtonin vëllai dhe motra e vogël. Unë jam krenar për këtë djalë, shpëtoi motrën dhe vëllain nga torturat e babait të tij”, tha njerku i 26-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid arrin marrëveshje me Sadio Manen
Previous article Nëse Lewandowski largohet, Bayern Munchen ka 7 alternativa "big"

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT