• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfimi ndryshe i Lorik Canës: Vuaj prej 8 vitesh, më thanë të lija futbollin ditën kur ‘mundëm’ Serbinë
Home
Breaking News

Rrëfimi ndryshe i Lorik Canës: Vuaj prej 8 vitesh, më thanë të lija futbollin ditën kur ‘mundëm’ Serbinë

5 November, 2017 Q.Autor Breaking News, Futboll, Sport

Lorik Cana ka më shumë se një vit që i ka mbyllur llogaritë me fushën e lojës, atje ku ai është një idhull për çdo shqiptarë, një shembull për çdo fëmijë, dhe padyshim një person me zemër të madhe.

Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka bërë një rrëfim ndryshe për programin “Exclusive” në Top Channel. Cana ka treguar momentet e vështira kur ka sfiduar edhe shëndetin e tij vetëm për të luajtur në Europian.

SFIDA ME SHËNDETIN- Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze se sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi mora e lajmin në ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit.

Mora një lajm të gëzueshëm për kualifikimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialist të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin. Bashkëshortja ishte shtatzënë. Mjekët më dhanë dhe një vit, duke pasur teste të vazhdueshme për të vazhduar që të luaja edhe në Europian.

Problemet kanë filluar kur isha pjesë e Sunderland. Isha shumë mirë pasi kisha bërë teste të vazhdueshme. Kjo më ka ndodhur gjatë një ftohje. Kam një ilaç të vogël për ta pirë çdo mbrëmje.

JETA E RE- Po jetoj në një vend që je akoma në qendër të vëmendjes. Njerëzit kanë akoma dashuri për mua dhe ma tregojnë këtë gjë në rrugë dhe kudo që ndodhem. Je gjatë gjithë kohës në kontakte me njerëzit.

KARRIERA JASHTË FUSHAVE- Nuk jam nga ata që e dija që kur e mbylla karrierën së luajturi se do të bëhem trajner. Kam në plan që në sezonin e ardhshëm të angazhohem si drejtues në ndonjë klub të huaj. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdoj që të kontribuojë në vendin tim.

Në botën e sportit kemi shumë pak njerëz që kanë arritur në nivele të larta. Për trajner është Besnik Hasi, ndërkohë që në rol drejtues ka bërë famë Igli. Ai është jo vetëm drejtor, por edhe i suksesshëm. Kjo na bën mirë të gjithëve, pasi logoja e Shqipërisë ekziston shumë pak në të gjithë botën. Është një shembull për t’u ndjekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmuesi i Villarreal ka realizuar tripletën më të veçantë të historisë së futbollit
Previous article AURORA ALLUSHAJ/ Ne, brezi i ‘vjetër’ me mentalitet të ri

Q.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT