• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI I RRALLË/ Edi Rama: Dyshoj se firma për varjen e Havzi Nelës nuk është e tim eti
Home
Politikë

RRËFIMI I RRALLË/ Edi Rama: Dyshoj se firma për varjen e Havzi Nelës nuk është e tim eti

24 December, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama shprehet nuk është i bindur që babai i tij, Kristaq Rama, të ketë firmosur për varjen e poetit Havzi Nela.

Rama në një rrëfim të rrallë në “Opinion” në Tv Klan për gazetarin Blendi Fevziu tha se para se i mungon fjala e babait si dhe nuk është i bindur që ai të ketë firmosur, pasi e krahason nënshkrimin me disa nënshkrime të gjetura në librat e tij.

Fevziu: Ndërkohë ju thoni që pushteti ishte i largët, por babai i juaj ishte në një farë mënyrë pjesë e pushtetit, më shumë ka qenë dekor i pushtetit se ushtrues i tij, çfarë raporti keni pasur për babain.

Rama: Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që punonte dhe krijonte në funksion të atij sistemi, tek i cili besonte.

Fevziu: Besonte tek ai sistem, kjo ishte pyetja.

Rama: Besonte deri vonë, jo deri në fund. Por deri vonë besonte, nuk di ta them deri sa vonë besonte. Mendoj që besonte deri ne fund të viteve 70-të, fillim të viteve 80-të. Ishte njeri i përmbajtur, goxha i heshtur. Si pjesë e pushtetit nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin. Të gjithë ata që nga të gjitha fushat e jetës, që përzgjedhin dhe vendoseshin në atë Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesione parlamentarë që zhvilloheshin dy apo tre herë në vit se nuk e di dhe si i tillë ishte pjesë e atij dekori të madh. Nga pikëpamja e jetës së tij dhe punës së tij, zyrë të vetëm atelienë ku bënte skulpturat. S’ka qenë në asnjë pozicion tjetër.

Fevziu: Ndërkohë është shumë e njohur dhe ju i keni dalë në mbrojtje për rastin e Havzi Nelës që është bërë publike pas viteve 90’të, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dënimin me vdekje të Havzi Nelës.

Rama: Në fakt unë as nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk ka bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë dhe është shumë i trishtuar në vetvete i atij individi. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar në lidhje me këtë sepse më mungojnë dy element, e para mungon fjala e tim ati, rasti ka dalë shumë pasi ai kishte ndërruar jetë dhe rasti ka dalë në funksion të luftës politike me mua dhe nuk ka dalë në funksion të ndonjë dalje të ndritë të fakteve lidhur me të shkuarën, pra më mungon fjala e tij. Dhe e dyta me mungon bindja për atë firmë, nuk e kam bindjen për atë firmë. E kam parë dokumentin, por nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam parë nga librat se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën. Nuk jam as për firmën e tij dhe më mungon fjala e tij, aq më pak pastaj jam i pritur të jem i nxituar në këtë aspekt se ata që e nxorën dhe ata që e kthyen në avaz në publik që për mua fabrikuan një dosje të tërë, gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku arritën deri aty sa sikur unë në gjyq kisha akuzuar nënën e djalit tim, se djali im ishte djali i babait tim.

Fevziu: Është në dosje e publikuar në shtyp…..

Rama: Është një dosje e fabrikuar 100% dhe është provuar 100% për shkak se materialet e gjyqit janë aty se gjyqi ka qenë një seancë pajtimi dhe pas asaj seance kanë shkuar avokatët dhe nuk ka asnjë problem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË PËRJETOJMË MË SHPESH SUKSESET"/ Van der Sar: Ne shohim Realin, Barcelonën dhe Juventus, të tjerët na...
Previous article RAMA RRËFEN ANGAZHIMET NË POLITIKË/ Përfshirja në mbledhjen e PD-së dhe debati me Gramoz Pashkon

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT