• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ I mbijetoi tërmetit, gruaja që lindi vajzën në Kosovë: Kur po shkoja në spital mendoja se e kisha humbur
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI/ I mbijetoi tërmetit, gruaja që lindi vajzën në Kosovë: Kur po shkoja në spital mendoja se e kisha humbur

26 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Romina është nga Durrësi dhe për të data 26 nëntor e vitit 2019, nuk ka qenë e lehtë. Ajo ishte shtatzënë kur ndodhi tërmeti.

Romina është nisur për Kosovë në datën 28 nëntor pasi lëkundjet e tërmetit në vendin tonë nuk kishin mbaruar. Ajo ka bërë një lindje të parakohshme ( në 2 dhjetor) në spitalin e Pejës dhe ka qenë tepër e stresuar.

Vajza e vogël nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore dhe lindja ka qenë në rrezik për jetën. Vajza e saj quhet Roxheta dhe Romina do shkruaj edhe një libër.

Ditën e sotme Romina ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu eksperiencën e saj dhe frikën që ka pasur dy vite më parë. Ajo tregon se duke qenë se lëkundjet ishin të shumta, i është lutur bashkëshortit që të shkonin në një vend ku nuk ndiheshin.

“Ju luta bashkëshortit që të shkoja në një vend ku nuk ndiheshin lëkundjet dhe u nisëm për në Rugovë. U qetësova në natyrë, por nga stresi i tërmetit linda parakohe.

Në momentin që po shkoja në spital mendoja se e kisha humbur vajzën. Duke qenë se ishte lindja e parë, nuk di shumë informacione. Në ato momente nuk ndihesha mirë dhe thashë ‘sa keq ta mbash 8 muaj e mos ta lindësh’. Por kur shkova në spital, mjeku më tha se fëmija jeton dhe se duhej të mbaja qetësinë. Aty pastaj ndjeva shpresë, Zoti nuk më paska braktisur”, tha Romina.

Kjo e fundit është shprehur se në spital “është ndjerë jashtëzakonisht e privilegjuar”.

“Nëse do lindja në Shqipëri do lindja ose në Durrës ose në Tiranë. Por ishte kohë tërmeti, e për mua ishte shumë më mirë të lindja në Kosovë dhe aty kisha gjithë vëmendjen”, rrëfeu Romina.

Ajo shtoi se e kanë dërguar të voglën e tyre në Pejë dhe se shpreson që më datë 2 që ka ditëlindjen të shkojnë sërish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 17 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Previous article TENSIONET ME RUSINË/ Trupat dhe mjetet luftarake britanike rikthehen në Gjermani

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT