• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI I GRUAS NGA TETOVA/ “17 vjeç më kanë rrëmbyer UFO-t. Kam parë banorë të diellit” (VIDEO)
Home
Sociale

RRËFIMI I GRUAS NGA TETOVA/ “17 vjeç më kanë rrëmbyer UFO-t. Kam parë banorë të diellit” (VIDEO)

31 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sot është 31 Tetor, Halloween, data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave. Legjenda thotë se shpirtrat mblidhen së bashku me 31 Tetor, për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen.

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Për të folur pikërisht për këto fenomene paranormale, sa të vërteta janë, a bazohen ato në fakte shkencore dhe a ka një shpjegim real për to, të ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, kanë qenë Alfred Cako, studiues dhe botues, Flora Xhemani, gazetare turizmi dhe Altin Bogdani, psikolog, studiues dhe botues.

“Fenomenet paranormale quhen të gjitha ato fenomene, të cilat nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore. Ndarja midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve të zakonshme lidhet me atë që quhet ide racionale dhe ide iracionale. Perceptimi racional lidhet me faktin që çdo gjë e perceptojmë nëpërmjet shqisave dhe çdo gjë që shqisat nuk na e pranojnë, një pjesë e njerëzve, ata që nuk mendojnë me intuitë, janë të prirur që mos i besojnë këto lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar shumë në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës”, shprehet Alfred Cako.

Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze, gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin se ato janë psikologjike.

“Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë rrëmbyer UFO-t. Më kanë folur Shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrëmbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell. Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rrahur hoxha, më ka mbështjellë me çarçaf. Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, tregon më tej Cako.

Gjithsesi, dukuri të tilla janë përfolur shumë, duke krijuar a nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Nga pikëpamja shkencore, këto përvoja janë edhe më të vështira për t’u kuptuar. Provat mungojnë, pasi fenomeni shfaqet në kushte kaotike, që e bëjnë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamundur. Prandaj edhe fenomene të këtij lloji quhen “paranormal”, sepse ndodhin krahas ose paralelisht me ngjarjet normale ose reale.

Sipas të ftuarve, disa eksperienca paranormale janë lehtësisht të shpjegueshme, bazuar në veprimtarinë defektoze të trurit./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDJEKËSJA E AKUZON PËR PHOTOSHOP/ Beatrixi i kthehet keq: F*ckin lop, a s'ki pa naj herë... (FOTO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Spal. Rezultati 1-0

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT