• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Historia e trishtë e gazetares shqiptare, si humbi partnerin dy muaj pasi u bënë prindër
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI/ Historia e trishtë e gazetares shqiptare, si humbi partnerin dy muaj pasi u bënë prindër

6 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Odeta Gjevori, gazetarja e emisionit “Stop”, ishte e ftuar në “Shije Shtëpie” për të ndarë përvojën e saj në terren.
Momentet e vështira janë pjesë e punës së saj të përditshme,  por në program ajo kujton periudhën kur ishte profesioni ai që e ndihmoi të kalonte një humbje shumë të madhe në jetë.

Partneri i saj prej 10 vjetësh, Juli, humbi jetën gjatë pandemisë së Covid-19 në moshën 35-vjeçare. Gazetarja ishte shtatzënë me vajzën e tyre, të cilën Juli mundi ta njihte për vetëm dy muaj.

“Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim çikë më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.

Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim… Kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës  domethënë operator tek pulti, montazhier tek lajmet këtu në Klan. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar.

Ka qenë dhe e bukur sepse qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim. 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e  3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është.

Duhet të kesh një partner i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera. Ka qenë pak situatë e vështirë por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë. Në pritje të ëmbël. Sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia.

Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time por  edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë. E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta.

Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MES LAJMEVE SE JANË NDARË/ Dj Geek bën veprimin e papritur ndaj Dafinës
Previous article DETAJET/ Britania e Madhe do t’i mbyllë azilkërkuesit në një anije me 500 shtretër

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT