• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIM I RRALLË/ Gjinushi: Nuk isha në krah të Ramiz Alisë, por të studentëve. Ja e vërteta e takimit të vitit ’90
Home
Politikë

RRËFIM I RRALLË/ Gjinushi: Nuk isha në krah të Ramiz Alisë, por të studentëve. Ja e vërteta e takimit të vitit ’90

3 July, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, në një rrëfim mbi karrierën e tij në politikë si dhe atë shkencore.

Gjatë bisedës Gjinushi u ndal në një nga fotografitë ku duket me studentët pranë Ramiz Alisë. Akademiku rrëfeu më gjerësisht të vertetën e atij takimi.

“Kur ishte Lëvizja e Dhjetorit në takimin tek Ramiz Alia, sigurisht që unë isha ministër i Arsimit dhe nuk kam ndonjë kompleks për atë, por e vërteta e thënë shkurt, të hënën pas 8 Dhjetorit, na është thënë nga Ramiz Alia që të shkojmë të takojmë studentët për të biseduar shtruar, se kshu kishim komunikuar natën, ditën.

Pasi ëhtë folë që pika kryesore dhe e vetme është pluralizmi, pastaj është negociuar se ku do të bëhet takimi. Studentët, pasi u lanë që të shkojnë tek presidenti, kishin hezitimin për të vajtur vetëm. Përfundimisht i them Azem Hajdarit që po vij unë me Lisenin t’ju shoqërojmë.

Ne kemi shkuar atje, kanë hyrë studentët. Ndërkohë, festonin sepse pleniumi e kishte miratuar pluralizmin”, tha ai.

Sa i pëket hyrjes së tij në politikë, Gjinushi shprehet se për të ishte surprizë, pasi nuk priste të bëhje ministër.

“Hyrja në politikë, që merr një post ministror, ishte një surprizë. Një ngjarje e rastit, por krejtësisht  e papritur sepse gjithë karriera ime deri atëherë ishte ‘pedagog’ dhe gjithë hobi, interesi im ka qenë matematika.

Zgjedhja si ministër sigurisht s’ishte zgjedhja ime. Por, shpjegimi ishte i thjeshtë. Ne ishim tre-katër vetë që sapo ishim specializuar në Francë. Ishte nisur tashmë një reformim i programit të matematikës. Pra, nuk e kam nisur unë”, u shpreh Gjinushi.

I pyetur nga drejtuesis i emisionit se nëse e mendonte të qëndronte kaq gjatë në politikë, Gjinushi zgjodhi të përgjigjej me frazën e disa politikanëve të huaj:

“Biles, meqë pyete ‘e mendoje kaq gjatë’ gjithmonë mendonim se do rrinim 6 deri në 1 vit. Sa të merrte formë partia, pastaj do tërhiqeshim. Atëherë nja dy politikanë të huaj në një bisedë të tillë thanë ‘Politika është si groga, po e more 6 muaj nuk e lë më.’”

Ai foli edhe për lajmin e javëve të fundit, shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjinushi u shpreh se si ish-politikan mendon se pandëshkueshmëria në Shqipëri është kthyer në një një legjendë tashmë në Shqipëri.

“Në cilësinë e kryetarit të Akademisë nuk mund të shprehem, kurse si Skënder Gjinushi, ish-politikan, absolutisht ka shumë vetë që vetë pala tjetër i ka shpallur non-grata me kod.

Problemi i korrupsionit në Shqipëri është shumë i rëndësishëm, sepse lidhet me performancën ekonomike, me efektivitetin.

Pandëshkueshmëria e famshme që është kthyer në legjendë në Shqipëri, sepse nuk mund të vazhdohet si me shprehjen popullore që ‘I pari ve dorën në korent, të fundit zë’”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CELULARË DHE AKSESORË/ Arrestohet 53-vjeçari në Fier, transportonte mallra kontrabandë
Previous article DETAJET E REJA/ Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT