• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi

3 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja që çoi në pranga prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se në 21 nëntor 2019 janë arrestuar për trafik narkotikësh në qytetin e Kukësit, Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka, Ergis Xherri dhe disa persona të tjerë të cilët fillimisht janë lënë në masën “arrest me burg”, në pritje të akt ekspertimit.

Në atë periudhë dosja në fjalë ka qenë në dorë të një tjetër prokurori, por për shkak të lëvizjeve të vettingut, ka kaluar në dorën e prokurorit Edmond Karriqi. Elidon Brraka dhe Ramadan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, të cilit i kanë kërkuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t’i ndihmuar në lidhje me dosjen.

Isuf Gega, në rolin e sekserit, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime mes tyre. Në Kavajë janë takuar sërish dhe pasi ka marrë paratë, 2 mijë euro, prokurori ka pushuar çështjen. Menjëherë më pas ka nisur procedimi i SPAK.

Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur. Paratë i janë dhënë në dollarë por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në Euro dhe më pas ia ka dhënë.

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. SPAK njoftoi se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIM I RRALLË/ Gjinushi: Nuk isha në krah të Ramiz Alisë, por të studentëve. Ja e vërteta e takimit të vitit ’90
Previous article NGA TRAFIKU I DROGËS TEK LOJËRAT E FATIT/ 10 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT