• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfehet Spartak Braho: LSI gaboi rëndë/ Ja e vërteta e “çantës së zezë”
Home
Shqipëri

Rrëfehet Spartak Braho: LSI gaboi rëndë/ Ja e vërteta e “çantës së zezë”

16 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refuzimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e fundit.

“Sic dihet ne zgjedhjet e vitit 2017 te dy forcat politike hyn me vehte ne zgjedhje. LSI-ja e refuzoi koalicionin me PS-ne.

Pavarsisht arsyeve per mendimin tim LSI-ja gaboi rende ne kete pozicionim.

Ambjentet dhe rrethet e kontaminuara perqark dy lidereve natyrisht qe ndikuan negativisht” – thotë Braho për gazetën Dita.

Braho mendon se ndarja PS-LSI tashmë është e pakthyeshme

“Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se.

Raportet e mija politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre” – thotë ai ndër të tjera në intervistën për Dita.

Duke folur për detyrën e re, atë të këshilltarit pranë kryeministrit, ish-deputeti thotë:

“Nuk eshte e thene qe politiken e shtresave qe perfaqeson e ben vetem duke qene deputet. Kryeministri Rama ka vendosur te keshillohet nga socialistet e vjeter e me pervoje. Dhe keto raporte pune dhe bashkepunimi i ka vendosur me shume prej tyre. Edhe me Fatos Nanon, edhe me Gramoz Rucin,zgjedhja e te cilit ne krye te Kuvendit ishte brenda kesaj llogjike. Thirrja dhe afrimi im si keshilltare prane zyres se tij ishte perseri ne vrazhden e ketij vleresimi”

Braho është dakord me vlerësimet e kryeministrit në debatin e ditëve të fundit për median. Ai mendon se media sot “kondicionohet nga mungesa e profesionalizmit dhe varferia ideore e nje pjese te gazetareve”.

“Ne Shqiperi nuk ka gazetare investigative te mirefillte, ata jane te rralle dhe gjenden me shumice gazetare speculante, mitomane te lajthitur, hallexhinje qe perdoren qe yshten e paguhen” – thotë Braho.

Duke komentuar hetimet ndaj ish-ministrit të brendshëm, Braho thotë:

“Prokuroria po vazhdon hetimin per ish ministrin e brendshem dhe Saliu duhet te heshte, pasi i ngjan rastit kur “hajduti bertet kapeni hajdutin”. Perse nuk angazhohet prokuroria me akuzat qe nxjerr apo paraqit cdo jave ne media Izet Haxhia ndaj Sali Berishes si bashkepunetore ne vrasjen e Azem Hajdarit? Çudi e madhe !!”

I pyetur gjatë intervistës në Dita për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes:

”Çanta” e zeze qe ende kujtohet, ka patur simboliken ne kontekstin nje ngjarje te caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”. Ne ate proces hetimor e gjyqesor u luftua me filmime dhe antifilmime, me pergjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime.

U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmene me historira, karaktere nga me mostruozet. I angazhuar per te ndihmuar ne sqarimin e situates ne nje emision Opinion une isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizen e nevojshme sqaruese te futura ne nje çante dore.

E thashë edhe me siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje.Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historiani Xhufi tregon skandalin me varrezat greke në Shqipëri: U mbushën me eshtra të kafshëve dhe…
Previous article RETI DUKA: Kufij brenda kufijve?

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT