• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFEHET bashkëpunëtori i drejtësisë. Ernejt Shyti flet për ekzekutime të tjera, veç vrasjes së Behar Sofisë
Home
Breaking News

RRËFEHET bashkëpunëtori i drejtësisë. Ernejt Shyti flet për ekzekutime të tjera, veç vrasjes së Behar Sofisë

18 April, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur ende nuk është arritur në kapjen e porositësit të vërtetë në ekzekutimin e Behar Sofisë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shyti, ka treguar për hetuesit dhe vepra të tjera që grupi kishte kryer.

Njëra prej tyre është vendosja e tritolit ndaj Gjon Menës, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt, në Kamëz, dy javë para ekzekutimit të 66-vjeçarit pranë Piramidës.

Ernejt Shyti ka treguar për hetuesit se për ekzekutimin e Behar Sofisë, Xhuljano Visha dhe Bujar Leza flisnin në aplikacionin Skype me persona të tjerë. Aty diskutohej dhe vështirësia e vendosjes së tritolit, pasi ishte shumë pranë Komisariatit të Kamzës.

Vetë Xhuljano Visha i kishte treguar Ernejt Shytit lidhur me vendosjen e eksplozivit dhe se si objektivi i atentatit mbeti i gjymtuar: “Përsa i përket Xhuljanos, di që ai bashkë me Bujarin ka vënë ekploziv në një automjet dhe personi që ata donin të vrisnin me eksploziv ka mbetur invalid. Këtë ma ka treguar Xhuljano në një nga ditët që kishim zbritur në Tiranë dhe flisnim për vrasjen e Behar Sofisë”.

Për vendosjen e eksplozivit, në pranga ra Gjergj Cukali si porositës si dhe dy persona të tjerë, Ermond dhe Enver Jakimi. Në atë kohë, u tha se të afërmit Jakimi vendosën tritolin, por deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë e kanë zgjeruar rrethin e personave të dyshuar. Dy të arrestuarit e tjerë për vrasjen e Behar Sofisë, Visha dhe Leza, kanë rezultuar se kanë qëndruar në të njëjtën qeli në burgun e Vaqarrit, kohë kur Leza akuzohej për porositjen e një vrasjeje me pagesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUND TA URRENI POR..."/ Ministri serb rrëfen prapaskenat e kërcënimit me jetë të Vuçiç: E mora shumë seriozisht, ai...
Previous article PAS THYERJES SË KRAHUT NË "BB-VIP"/ Einxhel Shkirës i ndodh incidenti i radhës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT