• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rrëfehet 11-vjeçari që u rrëmbye mbrëmë: Ata më thanë ‘kemi punë me babain tënd’
Home
Breaking News

Rrëfehet 11-vjeçari që u rrëmbye mbrëmë: Ata më thanë ‘kemi punë me babain tënd’

9 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona të maskuar e kanë futur me dhunë në një automjet xhip, pasditen e djeshme, 11-vjeçarin kosovar, nga komuna e Shtimes, E.T. Me duar të lidhura, djalin e kanë dërguar disa kilometra larg shtëpisë së tij. Por vetëm disa orë pas, ai ka arritur që t’iu ikë personave. Për Gazetën Express, i tronditur, i mituri me lejen e familjarëve ka shpjeguar rreth këtij rasti.

E. T., 11-vjeç, bashkë me djalin e xhaxhait, Diartin, 18 vjeç, i cili kishte ardhur nga Belgjika pasditen e djeshme, kishin dalë për të shëtitur në rrethinën e qytetit të Shtimes. Ata kishin hyrë në një supermarket. Pas disa minutave kishin dalë jashtë e në rrugën “14 dhjetori”, tre persona nga një makinë e tipit “xhip” e kishin thirrur E.T. në emër, duke e ftuar që të shkojë me ta.

I mituri kishte refuzuar që t’i përgjigjej kërkesës së tre personave. Disa minuta më vonë me maska në fytyrë, me dhunë e kishin marrë 11-vjeçarin dhe me duar të lidhura e kishin futur në makinë. Djali i xhaxhait të tij nuk kishte arritur ta shpëtonte dhe t’ua mirrte targat e makinës, rrëmbyesve.

Gazeta Express të hënën ka qëndruar në shtëpinë e të miturit, i cili ka folur me lejen e familjarëve. Ai, ndonëse i tronditur nga ngjarja, thotë se nuk mban mend shumë gjëra.

“Dje rreth orës 19:30, nga një makinë e zezë një person ka thirrur emrin tim. Kur jam afruar për të parë, 3 persona me maska në fytyrë m’i kanë mbyllur sytë dhe gojën dhe më kanë futur brenda”, rrëfen 11-vjeçari.

Ai thotë se nuk e di lokacionin se ku e kanë dërguar ata persona. Por kujton se ka qenë një shtëpi e vjetër. Të maskuarit e kishin vënë 11-vjeçarin të lidhur në ulëset e pasme të makinës. Por vetëm disa orë më pas, ai kishte arritur që ta shfrytëzojë mungesën e tyre dhe të ikte nga ai vend. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. I mituri tregon se gjatë gjithë kohës, rrëmbyesit i kishin thënë atij se nuk kishin punë me të por me prindin e tij.

“Unë kam ikur. Njërën dorë e kam liruar nga litari dhe kam ikur. Kur kam shkuar te hekurudha kam arritur të gjej policinë dhe zjarrfikësit”, thotë E. T., i cili vijon klasën e gjashtë. E disa orë pas rrëmbimit në telefonin e babait të tij, kishte shkuar një mesazh ku thuhej se rrëmbyesve do të duhej t’ua jepte 50 mijë euro në mënyrë që ai ta shihte djalin sërish.

Babai i E.T., Ademi, i tha Expressit, se nuk ka pasur ndonjë problem e as borxh me asnjë person dhe nuk e di kush mund ta ketë rrëmbyer djalin
“Nuk kam pasur problem me askënd. Nuk kam ndonjë borxh”, tha ai.

Megjithëatë, 11-vjeçari ende është i shqetësuar nga e gjithë ngjarja. Familja në orët e pasdites së sotme e ka dërguar atë për disa kontrolle mjekësore. E për gjithë këtë punë, Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për rrëmbimin e 11-vjeçarit. Zyrtarë të Policisë nga rajoni i Ferizajt i kanë thënë Expressit se hetimet po vazhdojnë. Agim Gashi, nga Policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personat e dyshuar të cilët e kanë marrë 11-vjeçarin ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë. “…rreth këtij rasti hetimet janë duke vazhduar. Për momentin nuk kemi ndonjë të dyshuar”, thotë ai. 11-vjeçari tashmë gjendet pranë familjes së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOLKER WAGENER/ Orbani mbetet kryetar i BE lindor
Previous article Na ka bërë të gjithëve të qajmë, por sot moderatorja merr surprizën që e përloti LIVE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT