• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREBESHE shiu në të gjithë vendin! Çfarë pritet të ndodhë në 22 dhe 23 mars (HARTA)
Home
Sociale

RREBESHE shiu në të gjithë vendin! Çfarë pritet të ndodhë në 22 dhe 23 mars (HARTA)

20 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë prap nga një mot i keq me temperatura të ulëta e reshje shiu të cilat kanë përmbytur për të disatën qytetet, si Durrësi, Kruja, Fushë-Kruja e Shkodra.

 

Sipas parashikimeve, këtë të martë, në pjesën e dytë të ditës, territori i Shqipërisë do të njihet me një përkeqësim të dukshëm të motit.

Priten reshje shiu dhe fatkeqësisht një përkeqësim i mëtejshëm i situatës në zonat e përmbytura tashmë në Shkodër.

Prurje e lumit Drin dhe ato të reshjeve të shiut do të shtojnë sipërfaqen e përmbytur, sidomos në pjesën e Nën-Shkodrës.

Nga ana tjetër, reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin. Shi do të ketë në të gjitha qarqet e vendit, vetëm Durrësit i përmbytur dhe Berati do të shpëtojnë kësaj here, pasi pritet që reshjet atje të jenë të një intensiteti të ulët.

IGJEUm saktëson se reshjet e shiut do të shoqërohen dhe me shtrëngata që do të bëhen më të dendura gjatë orëve të mbrëmjes dhe pritet të vijojnë deri në mëngjesin e ditës së ardhshme.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM-it:

 

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Sot (e martë, dt.20) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE.

Nesër (e mërkurë, dt.21) do të vazhdojnë PRURJE TË LARTA në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë NIVELEVE TË LARTA përgjatë datave 22 dhe 23 Mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet RRITJE E PRURJEVE në pjesët fushore të lumenjve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21) priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive. Në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare.

Qarqet Durrës dhe Berat pritet të kenë reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten më të dendura gjatë darkës së ditës së sotme dhe orëve të para të ditës së nesërme.

Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 300m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit, kryesisht nesër.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri në e fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rafael Benitez: E kam nisur karrierën e trajnerit që 13 vjeç…
Previous article Juve e Napoli, “hija” e Botërorit mbi titullin në Serie A

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT