• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRAHËN DHE QËLLUAN ME THIKË 33-VJEÇARIN/ Arrestohet një nga autorët e dyshuar
Home
Aktualitet
Kronikë

RRAHËN DHE QËLLUAN ME THIKË 33-VJEÇARIN/ Arrestohet një nga autorët e dyshuar

18 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të plagosjes me thikë të një 33-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Gjirokastër, ku mbeti i dëmtuar një 33-vjeçar.

Goditën me mjet prerës dhe sende të forta 33-vjeçarin, arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër që ndihmoi autorin e shpallur në kërkim, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet. Sekuestrohet automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mbeti i dëmtuar shtetasi L. D., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç.

Në datën 17.07.2022, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasit K. P. dhe P. K. kanë goditur me mjet prerës dhe sende të forta shtetasin L. D., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasi P. K. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, nga shtetasi G. R., i cili e ka transportuar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit P. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.aa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Kushi: Pas mbylljes së e-Albania shtyhen regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta
Previous article E ULI RROGËN PËR BARCELONËN/ Levandovski: Do kthehem te Bajerni…

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT